Duke parë pallavramentin

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Përshëndetje DITA, zëri i paanshëm i së vërtetës! Të enjten që kaloi u ndodha me dy shokë në një lokal në Elbasan dhe (krejt pa dëshirë) po ndiqnim “punimet” e pallavramentit shqiptar. Dhe si gjithmonë binte në sy dhunshëm mllefi, vreri dhe urrejtja patologjike e “Llapallarëve të Kombit”. Çudi! Sa helm nxjerrin për njeri-tjetrin këta politiqenër nga shpirti i tyre i zi. Ky vrer e helm i derdhur “pa doganë”, është bërë si pishinë në atë “Kuvend” që të çmend. Një fjalë e urtë thotë: “Armikun dënoje, por mos e urre aq shumë, sepse nuk është dinjitoze!”, pasi dhe ai lufton për një ideal të caktuar… Ndërkohë në lokal erdhën dy të moshuar, ku pasi u ulën, më plaku i tha tjetrit: “Kur po dëgjoja këtë batare sharjesh e ofendimesh në hyrje të lokalit, thashë: i paska ndryshuar zëri Sali Katranit. Mirëpo pashë se na qenka ky birbua ynë, Burbu-Blushi, që na turpëroi fare. Ky bukëshkalë, Arben “Bregu”, po i bie këmbës për t’u bërë një çik “magazinier” (kryetaruc). Dhe për këtë, nuk po lë helm e vrer pa vjellë nga shpirti i vet i sterrosur kundër partisë gjoja të tij. Ky birko, ka marrë by…. e të çmendurit të Viçi-Derr-Doli, Sali Pol Potit dhe e ka vënë në gojën e vet nga ku nxjerr jashtëqitjet e SerboMadhit.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *