Media greke: Këngëtarët që kënduan në hotelet e Balilit

Elton Tafaruci

Duke iu referuar dosjes hetimore të policisë greke, gazeta “Ethnos” përmend edhe këngëtarët grekë që kanë ardhur në Shqipëri për të kënduar në resortin e Klement Balilit “Santa Quaranta”.

Mediat greke thonë që aty janë investuar 20 milionë euro, shifër shumë më e lartë se ajo 3 milion euro që ka qarkulluar deri tani.

hoteli

“Biznesmeni 44-vjeçar në sektorin e turizmit, është pronar i resortit “Santa Quaranta” dhe i hotel “Olivia”, në bregdetin e Butrintit. “Santa Quaranta” është një investim prej 20 milionë euro. Dhe sot është hoteli më modern dhe luksoz në bregdetin shqiptar. Hoteli organizon shumë shpesh “netët greke”, ku kanë kënduar shumë emra të njohur të skenën e muzikës greke, duke përfshirë Katerina Stikoudi, George Tsalikis, Ilias Vrettos, Stavento etj”, shkruan “Ethnos”.

Shkrime edhe në median italiane

Ndërkohë edhe e përditshmja italiane Corriere della Sera ka shkruar për jetën e Klemend Balilit në Milano, ku sipas saj organizata ishte mjaft aktive

“Klemend Balili është një menaxher shteti, një njeri i besueshëm i qeverisë shqiptare, – shkruhet në hyrje të këtij artikulli. Mbi 7 tonë marijuanë të sekuestruar në një gomone në brigjet e Greqisë ishin të destinuar të mbërrinin në Itali, fillimisht në Salento e më pas drejt Milanos.

Sipas Policisë Financiare italiane, marijuana e importuar kushton reth 1000 euro për kg, e trafikantët preferojnë qytetin e Milanos si destinacionin final pasi këtu çmimi rritet 700-800 euro për kilogramë.

“Ditë më parë, thuhet në artikull, DEA, Agjensia Federale Amerikane Antidrogë, ka ngritur kritika të thella mbi nivelin e përfshirjes mes aparatit qeverisës shqiptare e trafikantëve. Madje nuk është zgjidhur ende skandali i Dritan Zaganit, policit që me hetimet e tij kishte mbërritur mjaft pranë Ministrit të Brendshëm shqiptar, por që u burgos e më pas u detyrua të largohet nga vendi, nga frika e vrasjes me pagesë.”

Sipas burimeve investigative, shkruan Corriere della Sera, Klemend Balili, gjatë këtyre viteve është parë disa herë në Milano, për takime zyrtare për shkak të profesionit të tij, si dhe në takime informale me bashkëatdhetarë të tij në qytetin e Milanos dhe rrethina.

Sipas “Corriere della sera”, Klemend Balili preferonte të kalonte kohë në Milano nëpër Galeri, (Galeria Vittorio Emanuele II në Milano është një zonë tregtare me dyqane mjaft elegante e të shtrenjta e quajtur ndryshe dhe si salloni i borgjezisë së lartë milaneze), në dyqanet e rrugës Vercelli si dhe në ndalesat në Porta Venezia e Sheshi i Republikës.

 

Share This Article
1 Comment
  • Duke pare dhe degjuar gjithe keto rreth ‘Eskobarit”,si dhe pasurine perrallore te tij (sic pretendohet) lind menjehere pyetja. Ç’nevoje ka patur ky njeri dhe ata qe e propozuan qe ta emerojne ne nje detyre modeste, me nje rroge mjaft te nevojshme per nje specialist te fushes, qe mund te jete ende pa pune?! (sic del eshte emeruar nga LSI, qe mbulon dhe aktivitetin ne fjale)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *