Duket sikur lufta kundër mafias në Itali po shkon shumë mirë, pasi bosët më të mëdhenj ndodhen në burg. Më shumë se 6 mijë mafiozë ndodhen në burgje dhe vetëm në dy vitet e fundit këtyre organizatave kriminale i janë sekuestruar 6 miliard euro.
Por… Krimi i organizuar italian nuk ka qënë asnjëherë kaq i pasur. Nëse në vitin 1995 fitimet e të gjithe organizatave mafioze arrinin në 45 miliard euro në vit, në 2010 ishte 100 miliard dhe në vitin 2016 u dyfishua në 200 miliard euro.
Si është e mundur?
Drejtoria italiane e antimafias thotë se organizatat mafiozë kanë ndryshuar taktitë. Nuk qëllojnë më me armë dhe nuk kërcënojnë.
Mafia ka hyrë në sallonet e financës botërore, duke arritur të marë drejtimin e bankave më të mëdha të botë gjatë periudhës së krizës ekonomike.
Ata janë ndërkombtarizuar, por Bashkimi Europian nuk arrin dot që të ngrejë një Prokurori Europiane.
