Prokuroria “zbarkon” në Ambasadën italiane për “përgjimet”

Dita

Prokurorja Anisa Qilimi, e cila po heton dosjen mbi ekzistencën apo jo të pajisjes së përgjimit nga Policia e Shtetit, i ka shkruar ambasadës italiane.

Prokurorja Qilimi, duke ju referuar të dhënave të policisë, ka kërkuar nga ambasada italiane në Shqipëri të njoftoje organin e akuzës se me çfarë programesh dhe çfarë pajisjesh asiston Policinë e Shtetit në trajnime Interforca italiane.

Kjo shkresë, mësohet se është dërguar të premten, pasi Policia e Shtetit gjatë kontaktit me oficerët e prokurorisë, i ka njoftuar se një pajisje të tillë nuk e disponojnë ata, por Interforca italiane që asiston në trajnime.

Sipas akuzës, dyshimet janë se kjo pajisje përgjimi ka hyrë në Shqipëri pa u regjistruar në Doganën shqiptare dhe se me te policia kryen përgjime të paligjshme.

Share This Article
1 Comment
  • Njehere e nje kohe kur akuzohej SHIU per pergjimin e opozites media publikonte po kete foto sikur ishte fotografuar nga nje oficer i ministrise se mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *