Eksperimenti i Harvardit që shndërroi një gjeni matematike në një vrasës serial

Ornela

Rasti “Unabomber”, një seri sulmesh terroriste përgjatë disa viteve, përfundoi në 1996 me kapjen e kriminelit, por ishte hetimi më i shtrenjtë dhe i njohur i FBI-së pasi pati mijëra persona të dyshuar.

Krimineli ishte Theodore Kaczynski, një ish profesor matematike jashtëzakonisht inteligjent që kishte studiuar në Universitetin e Harvardit (Masaccustes, SHBA), i cili mes 1978 dhe 1995 ka dërguar me postë 16 bomba artizanale me të cilat ka vrarë tre persona dhe ka plagosur rëndë 11 të tjerë.

Kaczynski kreu sulmet për të protestuar kundër progresit shkencor dhe teknologjik sepse vlerësonte se kompromentonin lirinë e qenies njerëzore.

lfnlmrrbeqvijov5kdyn
Viti 1967, kur Kaczynski ishte profesor matematike

Megjithatë portali Gizmodo, zbulon se libri “Harvard and the Unabomber’, i publikuar nga historiani Alston Chase shpjegon se sjellja e tij mundi të ndryshojë si pasojë e një eksperimenti të përbashkët të qendrës së tij studimore dhe CIA-s që zgjati tre vjet dhe e që drejtoi Henry Murray. Këto hulumtime ishin pjesë e projektit MK. Ultra, i konceptuar për të kontrolluar mendjen njerëzore.

Gjatë eksperimentit që zgjati tre vjet, 24 vullnetarë realizuan teste të ndryshme për të analizuar përgjigjen e tyre ndaj stresit që i nënshtroheshin dhe në fund të tij doli që Kaczynksi ishte më i paqëndrueshmi. /DITA

ahju2ndcdbibbvddez8c

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *