Duket se nuk kane te mbaruar ditet e shkelqyera per Jahmir Hyken ne kete sezon. Pasditen e te henes skuadra e tij Luzern mori nje fitore te madhe ne shtepi ndaj kampioneve te Basel dhe fantazisti 27 vjecar ishte protagonisti kryesor ne kete fitore.
Fillimisht avantazhi i vendasve erdhi me ane te nje goli nga Shneuvli ne minuten e 7-te, ndersa 4 minuta me pas, Hyka u pengua brenda zones duke fituar nje penallti qe u shnderrua ne gol nga Jançer. Fillimi i pjeses se dyte solli edhe supergolin e Hykes me nje goditje me shume finese ne hyrje te zones.
Ky ishte goli i 7 sezonal per Hyken, 4 ne kampionat dhe 3 ne Kupen e Zvicres, ndersa ai ka qene protagonist gjate ketij sezoni edhe me 6 asist dhe 5 penallti te fituara. Keshtu pas ketij suksesi por dhe barazimit te Sion e humbjes se Grasshopers, Luzerna e Hykes eshte ngjitur ne vendin e 3-te duke qene shume prane kualifikimit per ne Europa League sezonin e ardhshem.
Me heret me fillimin e kesaj ndeshje, Hyka u vleresua edhe me 2 cmime personale, fillimisht ai mori cmimin si lojtari me i mire i Superliges Zviceriane per muajin mars, cmim i dhene nga gazeta Blik, por edhe si lojtari me i mire i sezonit 2015-2016 tek Luzern, cmim te cilin e fiton per here te 3-te ne 5 sezone tek kjo skuader.
Forma e mire qe po kalon mesfushori nga kryeqyteti eshte edhe nje mesazh i qarte per trajnerin Xhani te De Biazi i cili e ka lene ne hije gjate eleminatoreve te fundit duke mos e perfshire ne skuader, por Hyka po jep sinjale te qarta se meriton te jete pjese e kombetares.
