Një ditë më parë mediat ndërkombëtare shkruanin për një sasi rekord të kokainës së bllokuar nga policia kolumbiane, rreth 8 ton.
1,5 ton nga kokaina ishin ndarë në pako dhe ishin bërë gati për t’u transportuar jashtë vendit.
Por mediat italiane shkruajnë se tregu i lëndës narkotike ishte shteti fqinj Italia.
Sipas tyre ky transport do bëhej nga familje mafioze shqiptare që kanë lidhje të forta me trafikantët kolumbian.
Sipas hetuesve, pas shqiptarëve futet në lojë Ndrageta.
Kokaina e kapur në Kolumbi, ishte fshehur në një plantacion bananesh në qytetin bregdetar Turbo.
Droga i përkiste grupit kriminal të njohur me emrin Klan Usuga.
