Zgjedhjet parlamentare, PD “shpik” kauzë të re

Dita

Partia Demokratike publikoi sot platformën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të siguruar sipas saj një proces me standarde. Në platformën në fjalë përcaktohen qartë pikat ku është mbështetur opozita, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por ky veprim duket më shumë me krijimin e një kauze të re politike për opozitën për ta pasur për zgjedhjet e 2017-s.

“Zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë vazhdimisht një çështje problematike me rëndësi themelore politike për konsolidimin e demokracisë dhe janë element thelbësor i kriterit politik për anëtarësimin në BE. Zhvillimi i zgjedhjeve me standarde të larta ishte pjesë kryesore e prioriteteve që duheshin përmbushur nga Shqipëria në kuadër të marrjes së statusit të Vendit Kandidat. Plotësimi i këtij kriteri në vitin 2013 hapi rrugën për propozimin e Komisionit Europian në tetor 2013 dhe marrjen e statusit në vitin 2014”, thuhet në platformën e PD-së.

Sipas PD-së përkeqësimi dramatik i standardeve në vitin 2015 e kthen çështjen e zgjedhjeve në prioritet politik themelor. “Partia Demokratike e pozicionon këtë reformë në krye të reformave bashkërisht dhe në të njëjtin nivel me reformën në drejtësi. Faktori ndërkombëtar është i interesuar për monitorimin e procesit të reformës zgjedhore, zbatimin e ligjit nga autoritetet shtetërore dhe vëzhgimin e zgjedhjeve të viti 2017.”, thekson PD.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *