Pasojat e lehtësirave të fundit fiskale mund të bëjnë që për 9 muajt e tjerë të këtij viti t’i mungojnë buxhetit mbi 130 milionë euro
Të ardhurat e grumbulluara në buxhetin tonë të shtetit në tre muajt e parë të këtij viti, sipas vetë Ministrisë së Financave, mezi kapen shifrën 75.5 miliardë lekë, nga 79.6 miliardë lekë që ishin planifikuar. Me një mosrealizim të thekshëm prej 4.2 miliardë lekësh ose më shumë se 30 milionë eurosh. Duke patur parasysh se është vetëm tremujori i parë i vitit, mosrealizmi i buxhetit rezulton të jetë i lartë dhe do të ngrihet edhe më shumë gjatë muajve të verës, kur aktiviteti i biznesit ngadalësohet disi. Mosrealizimi i të ardhurave buxhetore duket se ka dhënë efektet zinxhir në të gjithë treguesit e tjerë buxhetorë që e kanë mbyllur tremujorin në nivele shumë më të ulëta se parashikimet. Planifikimet shumë më të larta se realizimet faktike e kanë bërë tashmë rutinë ndryshimin e buxhetit në mes të vitit. Për ekspertët e Bankës Botërore, kjo është një situatë shumë konfuze dhe që ul kredibilitetin e financave shtetërore dhe të politikës financiare që po ndjek qeveria e sotme. Prania e detyrimeve të prapambetura të qeverisë ndaj biznesit, e justifikuar me mosfunksionimin e skemës së thesarit për vitet 2010-2011 (por që në fakt është thjesht pasojë e mungesës së fondeve për të paguar faturat e investimeve publike), i jep një hije dyshimi akoma dhe më të rëndë buxhetit tonë. Kjo strukturë nuk po funksionon me një disiplinë financiare afatmesme (të paktën), por çdo ministri investimi shpenzon paratë në bazë të pasioneve dhe ideve të çastit të Kryetarit të qeverisë. Ende buxheti i shtetit nuk po vuan nga pasojat e lehtësirave fiskale që qeveria ka miratuar ditët e fundit për qëllime thjesht dhe vetëm zgjedhore. Por do të vijë shumë shpejt dita kur këto pasoja do të ndihen fort. Vetëm pasojat e lehtësirave të fundit fiskale mund të bëjnë që për 9 muajt e tjerë të këtij viti t’i mungojnë buxhetit mbi 130 milionë euro. Gjithcka duket se po balancohet me kredi të marra pa kursim nga qeveria, si në tregun e brendshëm (ankande pas ankandesh për bonot e Thesarit, edhe atëhere kur nuk ka nevojë emergjente për para të thata), ashtu dhe në atë të jashtëm. Rritja e kufirit të borxhit publik në 62.6 përqind nga 54 përqind në vitin 2005 në 62.5 përqind në 2013-ën. Realisht kjo rritje është shumë më tepër, sepse rritja e Produktit të Brendshëm Bruto të vendit, e parashikuar nga qeveria në projekt buxhetin e vitit 2013 prej 4 përqind është vetëm një fanta ekonomi do të jetë jo vetëm me pasoja në tronditjen e rëndë të financave publike, por edhe të vazhdimit të tkurrjes ekonomike, me pasoja të papërballueshme sociale dhe në punësim. Është tërësisht e argumentuar teknikisht e financiarisht, se tejkalimi i borxhit përtej nivelit 60 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto bën që të prishen të gjithë ekuilibrat financiarë e buxhetorë. Borxhi, nga një instrument mbështetës, stabilizues dhe zhvillues, kthehet në të kundërt, në instrument frenues dhe destabilizues për ekonominë e vendit. Kufiri i borxhit publik jo vetëm që nuk duhet të hiqet nga ligji, por njëherazi duhet kërkuar nëse ky kufi mund të mbrohet edhe nga Kushtetuta e vendit. Aq rëndësi ka mbajtja e parametrave makroekonomikë të qëndrueshëm. Njëherazi, duke parë zhvillimet e krizës në Eurozonë, vazhdimin e saj, pasojat e deritanishme, ndikimin negativ (tashmë të pranuar) në ekonominë tonë, mungesën e politikave të zhvillimit ekonomik (asnjë politikë e re ekonomike apo nxitëse e biznesit nuk propozohet nga qeveria në këto ditë të ethshme prag-fushate zgjedhore), ambicjen e qeverisë për ta bazuar zhvillimin ekonomik në rritjen e borxhit (siç edhe ka vepruar deri tani), rendjen rrakapjerthi të saj për shirita inaugurimesh dhe shpenzime publike pa cak e kriter, e gjitha kjo, e rënduar dhe nga mosrealizimi i të ardhurave publike, do ta bëjë rritjen ekonomike për këtë vit një mision gati të pamundur, me pasoja të rënda, ekonomike, financiare e sociale.

Ngelen duke duatrokitur keta. Per cdo gje. Cfare vemjesh. si mund te katandiset njeriu keshtu?