KE hap negociatat për MSA-në me Kosovën

anazapta

Komisioni Europian ka rekomanduar fillimin e negociatave me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). Konfirmimi erdhi nga vetë Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule. Ministrja kosovare e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku, ka shprehur gëzimin e saj, duke theksuar se ky është hapi i parë në një rrugë të gjatë drejt integrimit në BE.

“Komisioni Evropian miratoi rekomandimin për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asocimit mes BE dhe Kosovës! Hapi i parë në një Rrugë të gjatë! Lajm i mirë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social Tuiter. Sipas ministres Çitaku, Komisioni gjithashtu propozoi që Kosova të jetë pjesëmarrëse e programeve të BE-së.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *