Akademia e Shkencave të Malit të Zi fyen shqiptarët: Agresorë dhe okupatorë

Dita

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi e njohur ndryshe si CANU, në fjalorin e saj të botuar disa ditë më parë i cilëson Shqiptarë si agresorë, okupator dhe se kulturën e gjuhën përmes agresionit ua imponojnë të tjerëve me qëllime për t’i “albanizuar”.

Në fjalor janë edhe të dhënat denigruese për shqiptaret, në këtë fjalor edhe pjesën e Shqiptarëve të Malësisë së Madhe i quan të Shqiptarizuar. Në fjalor thuhet:

ALBANIZACIJA- ( albanizimi)- imponim i gjuhës, kultures dhe zakoneve shqiptare- duke pyetur ka dhënë disa përgjigje- në bazë të përvojës refugjatët ortodoks sllav nga territorët e Shqipërisë, të cilët kanë qenë para presionit sistematik të albanizimit, sidomos në periudhën pas Luftës së II- të Botërore.

Albaniziranje-  ose- albanizirati

Albanizirati-  do thotë, se edhe pse Malësoret ( Malisori) janë albanizuar, e folura e tyre dallohet shumë nga standardi i gjuhës shqipe.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Tirana zyrtare e as nga Prishtina në lidhje me botimin e këtij fjalori. Ndërsa i vetmi reagim erdhi nga deputeti shqiptar në kuvendin e Malit të Zi Nikë Gjeloshaj.

leatsaf

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *