Ngjarja e “Skampës”

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Ngjarja në teatrin “Skampa” në Elbasan mund të jetë edhe e inskenuar (nisur nga prania edhe e kryetarit të PD-së), por që gjithsesi është një klithmë dëshpërimi e gjendjes në të cilën është zhytur vendi. Reagimi i spektatorëve ishte sinkron me shqetësimet e shumicës së shqiptarëve, ndërsa reagimi i artistëve përfaqëson mendimin e shtresës më elitare të vendit nga e cila jemi privuar me qëllim nga marifetçinjtë e politikës pa skrupuj. Në fund të fundit arti këtë qëllim ka, të hapë mendjen dhe shpirtin e njerëzve dhe t’i frymëzoje për të kërkuar dimensione të reja. Ndaj artisti tha: unë jam frymëzimi juaj, por jo çelësi i zgjidhjes të problemeve tuaja. Dhe foli hapur e pa ndrojtje, adresojeni zgjidhjen te vota juaj!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *