Një avion i EgyptAir që fluturonte nga Parisi për në Kajro është zhdukur nga radari gjatë natës së djeshme.
Burime zyrtare thonë se avioni është rrëzuar në detin Mesdhe.
Në të kishte 56 pasagjerë dhe 10 anëtarë bordi.
Zyrtarët francezë thonë se nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.
Avioni u zhduk nga radarët në orën 2.45 lokale.
Ai ishte 10 milje larg hapësirës ajrore egjiptiane në Mesdhe kur u zhduk.
Kapitenët që ishin në bordin e anijeve tregtare thanë se panë flakë në ajër.
Agjencia e lajmeve AFP raporton se ka konfirmime nga burime te aviacionit grek se avioni i EgyptAir ra pranë ishullit Karpathos.
