Video/ Si ia doli të bënte atë kosh?

Elton Tafaruci

Golden State Warriors iu kundërpërgjig Oklahomës në serinë e ndeshjeve finale të Konferencës së Perëndimit në NBA. Në “Oracle Arena”, skuadra e drejtuar nga Steve Kerr fitoi ndeshjen e dytë me rezultatin 118-91, për të barazuar gjithçka në 1-1.

Por ajo që ra në sy ishte koshi i mrekullueshëm i realizuar nga  Andre Iguodala që konsiderohet si më i miri i gjithë sezonit të NBA.

Sfida e tretë e finales së Konferencës së Perëndimit do të luhet në shtëpinë e Thunder, në Oklahoma, me Golden State që do të kërkojë të godasë kundërshtarin, për ta vendosur situatën e këtij sezoni në favorin e tij.

Share This Article
2 Comments
  • ky lloj koshi është aq i bukur sa dhe një trekëndësh në futboll!!por dhe aq rastësi!!
    në futboll çdo top që del jasht porte është një trekëndësh,vetëm se askush nuk i përmënd!!
    bile lojtarët hanë të shara për mungesën e preçizionit!!
    dhe ky rast është një rast fatlum në shumë të tjerë që nuk hyjnë në kosh!!është i bukur por që të quhet zotësi duhet të përsëritet në të njëtën situatë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *