Ministri aktual i transporteve në Turqi, Binali Illdirim, do të jetë kryeministri i ri i vendit.
Ai do të zëvendësojë në krye të qeverisë ish-kryeministrin Ahmet Davutollu, i cili dha dorëheqjen, pas mosmarrëveshjeve me presidentin Erdoan.
Kryeministri i ri do të marrë detyrën të dielën.
