Tetë persona janë përgjegjës për ndërhyrje të jashtëligjshme të energjisë, të konstatuara në disa subjekte të ndryshme në Berat.
Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për 8 punonjës të OSHEE:
SH.F, 57 vjeçe, banues në Berat.
B.K, 57 vjeç, banues në Berat.
I.P, 50 vjeç, banues në Berat.
I.V, 63 vjeç, banues në Berat.
M.D, 34 vjeç, banues në Berat,
V.R, 34 vjeç, banues në Berat.
P.M, 64 vjeç, banues në Berat.
R.S, 52 vjeç, banues në Berat.
Këta persona ishin të gjithë me deyrën e përgjegjësit të leximit të matësave të energjisë elektrike pranë OSHEE,Berat. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pas gjatë kontrollit të ushtruar në matësat e energjisë elektrike në subjekte të ndryshme në qytetin e Beratit, ku shtetasit e mësipërm janë përgjegjës u konstatuan ndërhyrje të jashtëligjshme.
Shtetasit e proçeduar nuk kanë marrë asnjë masë dhe nuk kanë raportuar pranë organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për hetime të mëtejshme.
