Mesazh gjykatësit për 8 mijë USD, dënohet me 2 vjet burg avokati

Elton Tafaruci

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2 vjet burg avokatin Arjan Kalaja.

Kjo masë është dhënë pasi ai ka vendosur “gjobë” anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.

Me anë të një mesazhi telefonik i ka kërkuar gjyqtari Thanza të paguajë në formë gjobë shumën prej 8 mijë dollarësh. Në të kundërtën, e ka kërcënuar se do i drejtohet mediave për të denoncuar aferat korruptive.

Ky mesazh kërcënues mësohet se është nisur në verën e 2013 vetëm pak muaj pasi gjyqtari Thanza është emëruar pranë Gjykatës së Lartë, pas mbarimit të mandatit si gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese.

Pas këtij mesazhi kërcënues mësohet se gjyqtari Thanza i ka kthyer përgjigje, duke pyetur se kush ishte pasi nuk e njihte numrin. Më pas e ka kallëzuar në polici për mesazhin shantazhues.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *