Ish-drejtoresha dhe 4 punonjëset të Qendrës Rezidenciale për fëmijët në Shkodër do të qëndrojnë në burg. Është kjo masa e dhënë nga Gjykata e Shkodrës.
Tre vajza të mitura të moshës 6, 11 e 12-vjeçe, që jetojnë në Qendrën Rezidenciale janë abuzuar seksualisht.
Nga hetimet e kryera, akt – ekspertimi ligjor i kryer në Tiranë, ka dalë në pah se ndaj këtyre të miturve ka pasur abuzime seksuale. Kjo ka ardhur si shkak i neglizhencës së punonjësve të kësaj Qendre. Në këtë Qendër Rezidenciale janë 35 fëmijë, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi t’i rrisin dhe që janë marrë nën kujdesin e Shërbimeve Sociale.
