Rama: Më shumë se gjykatat, investitorët e huaj i largon mungesa e profesionistëve

Elton Tafaruci

Në ceremoninë e çeljes së panairit “Unë zgjedh arsimin profesional” kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij për mungesën e profesionistëve. Rama tha se investitorët kanë listuar si pengesën kryesore pikërisht mungesën e krahut të kualifikuar të punës.

“Përpara disa kohësh kur ne filluam detyrën zhvilluam një anketim me një shënjestër të përcaktuar për të kuptuar se çfarë shikonin investitorët në Shqipëri si pengesat e tyre kryesore. Dhe për surprizën e shumëkujt, pengesën e parë për zhvillimin e mëtejshëm të punës dhe për zgjerimin e investimeve të tyre, sipërmarrësit shikonin mungesën e krahut të kualifikuar të punës, pastaj vinin me radhë gjykatat dhe burokracia, titujt e pronësisë dhe një pjesë fare e vogël shënonin barrën e taksave.  Ishte momenti kur nisëm me shumë bindje atë që kishim përcaktuar në programin tonë, reformën e sistemit arsimor”, deklaroi Rama.

Arrsimi profesional tha Rama u braktis për shumë vite dhe u kthye jashtë rrugës së motivimit të të rinjve me një rrugë qorre me një frekuentim shumë të ulët dhe pa lidhje me tregun e punës’.

Shkolla profesionale të degraduara që nuk kishin asnjë lloj baze materiale. Reforma në arsim nisi pikërisht me një ndarje mes arsimit të përgjithshëm që vazhdon nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe arsimi profesional nën kujdesin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Këto nuk janë të ndara nga njëra-tjetra në kuptimin e sfidës për të rritur mundësitë për punësim. Sepse edukimi është politika më e mirë dhe e vetmja për të rritur punësimin. Në arsimin profesional kemi ndryshuar rrënjësisht situatën e teksteve shkollore. Kemi bazuar të gjithë procesin në domosdoshmërinë për të nxitur konkurrencën dhe për të përcaktuar meritën si kriterin kryesor”, vlerësoi kreu i qeverisë.

Share This Article
6 Comments
  • Cfare profesionesh kerkohen sepse shqiptaret jane te afte te bejne cfaredo pune dhe kete e kane treguar ne emigrim. KM vec po mashtron se pune nuk ka.

  • Si nuk ke TURP o kryeminister i8 pa afte qe pasi ke akuzuar drejtesine per PADREJUTESI tani na akuzon edhe rinine per mungese profesionistesh!
    Po te gjitha KLIKAT ne sundim keto 26 vjet i kane perdhosur profesionistet aq keq sa ata kane marre rruget neper bote!
    Shikoji se me cfare i ke mbushur administraten shteterore:ME MILITANTE PARTIE e jo me profesioniste se ministrite i ndani si PLACKE LUFTE dhe cdo parti qe e merr nen sundim nuk shikon interesin e vendit por punesimin e militanteve qe t’i kete MISH PER TOP per zgjedhjet e ardheshme!
    Shikoji deputetet se si i ke zgjedhur,ne se jane me te aftet apo me te PASURIT E ME CUBAT ne zonat perkatese elektorale!
    Ti vete 2 deputete ke ne mazhorancen tende qe ngrejne probleme si Brace dhe Balla,por qe ti i pari as qe denjon t’i degjosh ato qe ngrene ata!
    Kur ti nuk degjon deputetet,si mund te degjosh hallexhinjte?
    Ke vene kryetar Bashkie ne Tirane nje adoleshent,qe di vetem te beje show mediatik dhe shpenzon miliona vetem per qendren e Tiranes apo ne vende qe bien ne sy!
    Ndersa ish komunat rreth Tiranes qe jane bere pjese e BaSHKISE SE RE,NDONESE PER 26 VJET SHTETI NUK KA SHPENZUAR ASNJE QINDARKE PER INFRASTRUKTUREN E TYRE edhe tani nuk hedsh asnje lek!
    Dil nje here si kryeminister ne Yzberish dhe tre shikosh se edhe dy rruge qe jane aty,jane te pashtruara me gropa,me balte ne dimer e pluhur ne vere!
    Jetojme si ne BIDONVILE o kryeminister e jo si ne Tirane!
    I themi Bashkise se trotuaret jane te zena komplet nga kafenete dhe nuk kalojne dot karrocat me femije,ata te pergjigjen se i paskan paguar qerate e zenies se vendit duke harruar se trotuaret jane prone publike e te gjithe banoreve e jo kush ka loek qe t;’i paguaje mund t’i zaptoje!
    Ne se qenka keshtu,atehere edhe une dua te paguaj qerane dhe ma jep trotuarin para KRYEMINISTREISE qe te ushtroj biznesin tim!
    TURPI JU MBULOFTE zoterinj sundimtare!

  • Deshtimi me profesionist Fillon me kryeministrin ku piktori u be minister pa asnje haber per si duhet te funksionoje shteti e vazhdon ne cdo qelize te shqyperise ku asnje profesionist nuk eshte ne vendi qe duhet!
    N’absurdistan,ska logjik e jo me adekuation me pregaditur e punen,

  • Kur eshte bere ky vezhgim mbi investitoret e huaj? Nuk kane asnje pengese tjetr lidhur me (pa)sigurine e investimeve per shkak te (pa)qendrueshmerise se politikave fiskale, vizionit & ceshtjeve administrative, e lehtesirave te rastit qe normalisht krijohdn nga lart, perfshi dhe menaxhimin e sistemit arsimor.
    Por keta investitoret e huaj edhe nuk paskan degjuar per life-long learning dhe mundesine per te ofruar trajnime specifike qe lidhen mgushte me vendin e punes, sepse asnje program shkolle kudoqofte s’mund te azhornohet menjehere me teknologjine me te fundit: duhen te pakten 3-5 vjet-aq sa zgjat programi mesimor.
    Gjithsesi, edhe kesaj radhe, fajin e ka populli

    • po qe na cave trapin me kete mungesen e profesionisteve ne shqiperi,nuk ta ka thene njeri?shqiperia eshte hambar i njerezve te zote profesionalisht,por te pazote per t’ju dhene dermen sojit tuaj.ketu tek ne eshte me vend shprehja:puna jone,pune muti,pune te mire ka hajduti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *