6 muaj nga sulmet terroriste në Paris që shkaktuan 130 viktima, Salah Abdeslam, doli përpara gjykatës franceze. Por 26 – vjeçari, i akuzuar si një nder personat kyç të këtyre akteve, ka kërkuar më shumë kohë dhe nuk ka pranuar të flasë.
Heshtja e Salah Abdeslam ndërlikon më shume hetimet për masakrën e Parisit. Gjatë procesit gjyqësor në Bruksel, Abdeslam kishte deklaruar se do të fliste vetëm në Francë, pasi nuk ndjente asnjë borxh ndaj Belgjikës.
Më herët, avokati i tij tha se ai mund të japë informacione thelbësore rreth organizimit të celulave terroriste dhe planet e ISIS për sulme terroriste në Europë.
Salah Abdeslam është i vetmi i mbijetuar nga komandoja terroriste e 13 Nëntorit në kryeqytetin francez. Ai u arrestua më 18 Mars në Bruksel, 4 ditë para sulmeve me ekspoloziv, që shkaktuan 32 viktima në kryeqytetin belg.
