Dekriminalizimi/ Ja deputetë e ministra që kanë përfunduar në gjykatë

Elton Tafaruci
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot formularët e vetëdeklarimit të deputetëve pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit.Sipas këtyre formularëve rezulton që deputeti i Partisë Demokratike, Alban Zeneli është dënuar dy herë, një herë në vitin 1992 me 6 muaj burg për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe një herë në vitin 1996 me 30 mijë lekë gjobë për kundërshtim të policisë.

 

 

Në formularin e deklarimit rezulton i dënuar edhe Arben Ristani me 5 muaj me kusht për dhënie vendimi tw padrejte. Por ai ka saktësuar se vepra qe është akuzuar është amnistuar pas vendimit te shkalles se pare.

 

Gjithashtu ai ka qene edhe 48 ore i ndaluar ne mars 1994.

I dënuar ne vitin 1994 ka qene edhe Blendi Klosi. Ai ka marre një dënim ne 11 tetor 1994 por ka shtuar se me vendim gjykate çështja është pushuar.

 

 

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-se, Edi Paloka rezulton dy here i dënuar, për shpifje dhe organizim i manifestimeve te paligjshme. Paloka ka bere 10 dite burg ne 30 nëntor 2000.

 

 

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu rezulton se ka qene njëherë i marre nen hetim nga autoritetet e huaja. Behet fjale për një ngjarje te vitit 1998 kur ai u hetua per pengim te forcave te policisë ne kryerjen e detyrës ne Milano te Italisë. Por me pas ka marre një vendim pafajësie nga Gjykata e Larte.

Share This Article
3 Comments
  • Na dalka qe PD-se duhet t’i drejtohemi me ate bejten popullore qe thote: “Balo te hengerte tenja/Se e ke te keqen brenda”. E ku na qenkan ata 19 apo 20 deputetet e shumices qe jane me “rekorde kriminale”!?

  • Me fjale te tjera ne parlament paskemi jo deputete, por burgaxhinj! Nje turp i papare! Kuptohet, qe te ndershmit nuk behen deputete. Ndoshta gabohem, por mendoj se ky vend ka rene totalisht ne duar te te paparashikuarve dhe te papergjegjshmeve!

  • Lere o Guri tenjen se ketu nuk jane permendur as Prenget, as Doshet, as Frroket. Tahiri vete ka nje denim per shpifje ashtu si Taulant Balla. Mos prite qe Dita te te tregoje te keqen e rilindjoteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *