Mjerë reforma e mjerë ne

redaktor

Asistova në një dialog mes dy personave kur po komentonin fjalën e përfaqësuesit europian në Shkodër, që u shpreh se tashmë dihen penguesit e reformës zulmëmadhe. I pari dha “lajmin”, ndërsa i dyti u përgjigj me lakoni e ironi bashkë: Sa të zgjuar këta europianët! Zor se ka mbetur kalama në Shqipëri që ka dyshime për këtë. E dëgjuam z. Basha kur para gazetarëve “lajmëroi” për një draft SHQUP-ist në “shërbim” të reformës. Ku ishe? Hiç gjëkundi. Kthim në pikën e nisjes. Bile shyqyr që Luli gjeti rastin për të “falënderuar” hartuesit e “përkushtuar” të draftit. E dyta, por jo nga rëndësia, ishte kur ai përmendi “urtësinë” opozitare kundrejt “injorancës” mazhoritare. Burra të zgjuar ka kjo farë opozite e sidomos atë debilin në Komision të Sigurisë! Futja e kësaj reforme në kalendat greke ka qenë dhe është qëllimi strategjik i opozitës Berishjane. Ata “shpresojnë” që të këtë lëvizje e përse jo, edhe përmbysje të pushteteve në zgjedhjet e ardhshme. Utopi në realizim, por i vetmi shans i kësaj opozite bastarde e të degraduar. Më vjen keq sinqerisht që kjo reformë jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë të mbetet në duart e doktorit e të Nokës. Mjerë reforma e mjerë ne në cilat duar kemi rënë! Nuk di nëse Amerika do të kalojë “vijën e kuqe” të pr. Milos, por unë uroj për një veprim të tillë. Është e vetmja mundësi për të arritur aty ku dëshirojmë pa “draftet” e Lulzim Bashës. Në të kundërt duhet të presim ç’do të ndodhë në zgjedhje e që do të thotë të presim e të durojmë. Uroj që mos ta kemi këtë fat, megjithëse jetojmë në Shqipëri ku edhe fatin e drejton dreqi, sigurisht edhe me përkrahjen e vetë neve. Profeti

 

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *