Ruleta e seksit, a nuk është kjo një “lojë” e rrezikshme?

Elton Tafaruci

Të parët adoleshentë në botë që raportohen se e luajnë këtë lojë janë adoleshentët spanjollë, por kjo mani po përhapet edhe në vende të tjera të Europës.

“Ruleta e seksit” e luajtur nga këta adoleshentë është një lojë ku përfshihen në akte seksuale dhe në grupin e tyre ftohet një person i cili është i infektuar me sëmundjen HIV.

“TheLADbible” ka folur me psiko-terapisten Dersa Markovic për të gjetur një arsye se pse një lojë e tillë kaq e rrezikshme për jetën e adoleshentëve, po bëhet kaq popullore.

Sipas psikoterapistes janë identifikuar shumë arsye se pse ndodh një fenomen i tillë, por arsyeja më e fortë që i çon këta të rinj ta provojnë seksin në atë mënyrë është adrenalina e frikës dhe enigmës që adoleshentët marrin.

Ndërkohë nga ana tjetër, prindërit shprehen shumë të shqetësuar me çfarë po u ndodh fëmijëve të tyre.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *