Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Më bën përshtypje shprehja në mimikën e dy personazheve “proverbiale”, Jozefina e Saliu. E para me buzëqeshjen e daltuar për ta kthyer në ngërdheshje. I dyti me sytë e ulur mbi “dokumente” e mbi “fakte rrënqethëse” kundër Edi Ramës. Sado që neveris veten që përmend këta dy qenie, përsëri bie në “kurthin” e gjakut ballkanik që na rrjedh në deje. Për mendimin tim znj. Topalli është shumë nën mesataren në nivelin intelektual. Duke u munduar të imitojë rolin e një zonje në mënyrën skifoze të mundshme, diskrediton veten në çdo fjalë që thotë. Intonacionet oratorike dhe “psherëtimat” për të “mjerën Shqipëri” më e pakta të shkaktojnë përzierje në stomak. Si relike e një të shkuare politike të çartur e noprane është zhveshur nga çdo vlerë. Ka mbetur një barrë mbi samar. Ndryshon puna me “malësorin” e kthyer në lider të korit të bretkosave. I zhytur deri në fyt në batakun e veprave të urryera, nuk i ka mbetur armë tjetër mbrojtëse nga një ndëshkim që duhet t’i kishte ardhur shumë kohë më parë. Shpifje nga më të ndyrat, thashetheme e baltosje pa fillim e fund janë kthyer në veti të karakterit të tij pervers. Natyrisht që dikujt mund t’i interesojë ky rol i neveritshëm. A e dini se kujt? Atyre që me frikë e tmerr presin ndëshkimin. Profeti
