Një 40-vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në Xhenova.
Mediat italiane shkruajnë se mbi 40-vjeçarin P.A rëndojnë akuzat e shpërndarjes së lëndëve narkotike, dhunë seksuale, plagosje dhe mbajtje të dokumenteve false, vepra këto të konsumuara në Xhenova në periudhën 2006-2009.
Për këto akuza, për shqiptarin është dhënë një dënim prej 4 vite, 6 muaj burgim nga drejtësia italiane.
