527 mijë shqiptarë me kredi

Dita

 18% e shqiptarëve kanë të paktën një kredi bankare aktive. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i shqiptarëve kredimarrës në fund të vitit 2015 ishte mbi 527 mijë.

Numri i shqiptarëve që kanë marrë kredi u rrit me 10% gjatë vitit 2015, shifër kjo që tregon se, megjithë rritjen e dobët të sasisë së kredisë, numri i kredimarrësve është në rritje të ndjeshme. Në total, janë rreth 808 mijë kredi aktive që qytetarët e Shqipërisë kanë në sistemin bankar, shifër kjo afro 17% më e lartë krahasuar me vitin 2014. Raporti mes kredive aktive dhe kredimarrësve është afërsisht 1.5, çka tregon se shumë individë kanë më shumë se një kredi në sistemin bankar.

Rritja e numrit të kredimarrësve dhe e kredive dëshmon se kreditimi i ekonomisë po zgjerohet në segmentin e individëve, aty ku potencialet e rritjes janë më të larta. Me sa duket, kjo nuk reflektohet shumë në vlerat totale të kreditimit të ekonomisë, sepse këto kredi kanë vlera mesatarisht të ulëta. Por, rritja e numrit të individëve që marrin kredi është një zhvillim pozitiv, që tregon kulturë financiare në zhvillim dhe akses në rritje të publikut në sistemin financiar.

Share This Article
1 Comment
  • Edhe dhenia pa kriter e kredive eshte bere me qellim nga qeverria ne bashkepunim me bb dhe fmn. Arsyeja eshte pee ta cuar vendin ne recesion. Pra duke dhene kreti jo te bazuara krijohet nje fare inflacioni ne fillim dhe ky inflacion shoqerohet nga deflacioni si faze e dyte pasi keta huamarres pas perdorimitte ketyre parave nuk do te jene ne gjendje te prishin mevpara sepse parate e ketyre nese do te kene do shkojnevper pagesen e kredise dhe jo per nevoja.
    Pra pas ketyre dy fazave fillon e trete, recesioni apo kriza qe i thone shqiptaret.
    Qellimi i recesionit eshte globalizimi apo ne shqip
    Peshku madh han te vegjlit.
    Edi rama socialist????????
    Hahahahaaaaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *