Dashuria nuk njeh moshë, por gjykata po…

Elton Tafaruci

Një gjykatë në Zvicër ka ndaluar martesën e një gruaje 71 vjeçare me të dashurin e saj 21 vjeç, pasi çifti u njoh online dhe u lidh me njëri tjetrin nga pasioni që kishin për muzikën rap.

Stërgjyshja, emri i të cilës nuk është bërë publik, tha se djali nga Tunizia e njohu atë në Facebook kur ishte vetëm 18 vjeç.

“Ne të dy na pëlqen muzika rap dhe shëtitjet në fshat. Kemi të njëjtat ide” – shprehet pensionistja nga Zvicra për gazetën kombëtare 20 Minutes.

Por zyra civile në Vaud ka refuzuar aplikimin për martesë, duke e gjykuar si një “mashtrim emocional”, që 21 vjeçari të fitonte të drejtën për vizë.

Megjithatë gjyshja tha se ajo ra shpejt në dashuri me të fejuarin e saj, dhe se e vizitoi atë në Tunizi për pesë ditë gushtin e kaluar.

“Ai më thërret “jeta ime”. Unë nuk mund të jetoj pa të. Dua të martohem me të” – shton 71 vjeçarja.

Share This Article
2 Comments
  • Me qe plaka qenka kaq shume ne dashuri Udhe te mbare Plake per Tunizi
    Plake e lajthitur dhe shkerdhate lulishtesh

  • Shko martohu me jevgun ne Tunezi, vetem keshtu mund t’a zgjidhesh problemin, “dashuria”nuk njeh shtet, bej kujdes se mos i dhjesesh kur do te beni sex.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *