Ku ndodhet lumi i Tomoricës?

redaktor

I nderuar lexues!

Lumi i Tomoricës është degë e Devollit, rrjedh në jug të rrethit të Gramshit. Ka gjatësi 41.7 km, sipërfaqe 376 km2 dhe lartësi mesatare 878 m. Në perëndim kufizohet nga vargu malor Tomor-Kulmakë dhe në lindje nga Koshnica dhe Çipa. Shpati i djathtë është më i gjerë dhe më i shtruar, ka shtrirje gjatësore të rregullt me drejtim të rrjedhjes nga veriperëndimi, me luginë të gjerë e me rrjet të dendur përrenjsh. Lumi i Tomoricës ushqehet nga mjaft burime nëntokësore karstike. Pranë derdhjes në Devoll në afërsi të Gramshit formohet një deltë e thjeshtë, e cila e ka bërë Devollin të zhvendoset nga e djathta.

Share This Article
9 Comments
  • Nuk me mbushet mendja se autori I shkrimit e di mire ae ku ndodhet lumi I Romorrices.
    Une e kam shkelur me kembe nje pjese te tij dhe nuk perputhet me shkrimin.

  • Lumi i tomorrices eshte 42km i gjate ka drejtim veriperendim juglindjedhe buron ne malet e skraparit ne afersi te fshatit gjogovice e ka mare emrin lumi tomorrice nga mali i tomorrit dhe krahina qe ka rreth 40 fshatra quhet krahina e tomorrices te gjithe fshatrat e krahines jane skrapalinj dhe 10 fshatra qe ndodhen ne rrethin e gramshit por me ndarjen e rretheve ne kohen e komunizmit iu lane gramshit per afersi. Aktualisht 28 fshatra ndodhen ne skrapar 12 ne gramsh kurse si lum 30 km ndodhen ne zonen e skraparit 12 km ne zonen e gramshit siperfaqa e krahines eshte 376km katror. Dy vargmalet e tomorrices jane tomorr kulmak me lartesi 2416m 2178 m dhe koshnice mali mete me lartesi 1778 m dhe 2060m . Fshatrat e krahines jane ne skrapar :gjigovice.gremsh kuc.floq.rehove. barc i siperm barc i poshtem vishanj.strafice.postene .kovacanj. greve.leskove.cerrice.zhepe.gurrazes.burranj.dobrenj.melove.zaloshnje. gjerbes.gradec.ujanik. luadh.shpatanj.trebel.rromas.terrove.dhe disa lagje qe mund te jene fshatra ose pjese e fshatrave te medhenj te meloves si perrenjasi dhe zdremsha. Kurse sojati i zaloshnjes. Kurse ne zonen e gramshit jane fshatrat ulove kushove ermenj simare vidhan shemberdhenj i poshtem dhe shemberdhenj i siperm.sotire kerpice.duke ditur se lartesia e fshatrave ne zonen e skraparit eshte mbi 850m mbi nivel deti lartesia e krahines eshte rreth 1000m mbi nivel deti. Fshati ujanik eshte 1250mbi nivel deti. Luadh 1350m.leskove 900m.postene1100m.barc i siperm 11 50 m zaloshnje 1000m.ka dhe burime karstike te medhaja si ne ujanik ne tomorr. Ne zaloshnje.ne kerpice ne sotire gramsh etj

  • Atje ku buron ky lume
    Kame lindur edhe une
    Atje natyra ka djepin
    Ku vet djelli mbeshtet cepin
    Per tu ngritur e te shoje
    Se si lume behet perroji

  • Fjala tomorric eshte ( fundi i tomorrit )dhe kemi pasur nje ndarje te zones tomorrica e zeze dhe tomorrica e bardhe si pas reljevit qe jepte ngjyren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *