Rezart Taçi lirohet nga burgu?

Elton Tafaruci
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Rezart Taci duket se është është lënë i lirë nga drejtësia zviceriane, ku u arrestua pak kohë më parë.

Kështu të paktën bën me dije Ora News, që thotë se ai është lënë i lirë rreth 72 orë më parë. Taçi ndodhet në gjendje të lirë dhe pritet që të rikthehet në Shqipëri.

Taçi u raportua se ishte ndaluar me urdhër të prokurorisë kantonit të Gjenevës në Zvicër Ai u akuzua për “Mashtrimit”, “Falsiikimit të dokumenteve” dhe “Falsikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.

Pak ditë më parë policia sekuestroi 1.3 milionë dollarë në llogaria bankare e biznesmenit Rezart Taçi. Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës për sekuestrimin e llogarive bankare të biznesmenit, duke kryer veprime në 16 banka të nivelit të dytë. Kjo, duke qenë se Taçi ka llogari të hapura edhe me drejtësinë shqiptare.

Share This Article
3 Comments
  • Le te beje car te doje ky Boksieri.

    Vetem Mero Bazen te Mos e Rrahij me,

    Se do i mbetet ne Dore.

    Mero Baze shkoi me PD e rrahi PS.

    Merro Baze Shkoj me PS e Shqepi PD.

    Merro Baze u ZHDEP e nga Taci.

    Merro Goja Llap Kurrizi Zhdap.

  • Sebashku me Fullanin tani edhe ketij i perket demshperblimi! I gjori tere keto dite nuk ka bere piken e gjumit, e kujt ja kishte borxh tere kete kasavet?

  • Ne se eshte i vertete ky lajm, perben skandalin e rradhes ne kete vend! Dhe sa do te duroje kurrizi yne, qe te ngrihet e te pjeke per se gjalli keta palo gjyqtare? Nje zot e di!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *