Importet e birrës rriten me 44%, prodhuesit, po konkurrohemi nga birra “Peja”

Elton Tafaruci

Importet e birrës kanë parë një rritje të pazakonte këtë vit, teksa investimet në prodhimin vendas të produktit u shtuan më 2015. Të dhënat fiskale nga Ministria e Financave tregojnë për një rritje vjetore të importeve me 44 për qind në katërmujorin e parë. Në janar-prill u importuan 7.6 milionë litra birre nga 5.3 milionë në të njëjtën periudhë të 2014.

Operatorë të tregut pohojnë se prodhimi i vendas i birrës është në pozicion të vështirë për shkak të konkurrencës së birrës Peja. Importi i saj është rritur me 20 për qind për shkak se, sipas prodhuesve, Birra Peja paguan akcizë njësoj si birra vendase dhe për më tepër paguan akcizë njësoj edhe për prodhimin mbi 200 hektolitër ndryshe nga birra vendase, duke ofruar kështu çmimin më të lirë për shkak të taksimit favorizues.

Stefan Pinguli, një nga prodhuesit më të hershëm të birrës vendase, ‘Stela” tha se klima e biznesit është rënduar se tepërmi. “Nuk ka qenë kurrë më parë kështu. Biznesi është në klimë tmerri. Barra fiskale është rritur 50 për qind, por nga ana tjetër kontrollet nga të gjitha llojet janë rritur me 100. Plus politikat e gabuara të qeverisë në disfavor të prodhimit vendas. Situata është alarmante 40 për qind e bizneseve në vend po falimentojnë” tha Pinguli.

Barra e taksave duket se po i bën gjithnjë e më pak konkurruese prodhimet vendase në krahasim me ato të importit. Gjithashtu industria përpunuese është vënë në vështirësi. Në këtë trajektore është futur edhe prodhimi i birrës./MONITOR

 

Share This Article
4 Comments
  • Problemi tjeter qendron tek pronaret e lokaleve. Sa me kokepalare e halabake qe te jene ata, aq me e madhe eshte mundesia qe ne lokalet e tyre te mos gjesh birre vendase. Sidomos kur lokalet kane zene hapesiren ku duhet te kalojne banoret e pallateve apo te luajne femijet.

  • Birra Peja eshte shume me è mire se Stela &similars…pinguli nuk la me pislleqe pa prodhuar dhe pallate pa ndertuar…

  • Birra “Peja” eshte cilesisht me e mira qe konsumohet ne Shqiperi. Ne fundin e vitit 2015 dhe ne fillimin e vitit 2016, pra ne menyre te vecante per festen e Vitit te Ri nuk kishte Birra “Peja”, sepse me makinacionet e tyre korruptive dhe mafioze te Birres “Tirana” u bllokua ardhja nga Kosova dhe shitja ne Shqiperi e Birres “Peja”.
    Mender biznesmenet shqiptar te biznesit te madh dhe monopol jane mesuar vetem fitim ndermjet pisllikut dhe korrupsionit. Ketu futet edhe biznesi i Birres “Tirana”. Shqiperia dhe Kosove duhet te unifikojne tregtine. Sa mire flasim dhe perflasim se ne Kosove shiten mallra nga Serbia. Prandaj duhet thene ne menyre te hapur dhe te sakte qe ne pergjithesi “shkathtesia” dhe “zgjuarsia” e shqiptareve po merr fund, sepse na ka dalur boja gjithandej per mashtruesa dhe demagog. Birra “Peja” le te shitet sepse eshte mbrenda permbrenda kombit shqiptar dhe eshte edhe njehere po e thekesoj qe eshte me e mira. Te tjerat jane brockullat e mafiozeve tragtar qe jane edhe ne politiken shqiptare te degjeneruar. Tung.

  • NORMALE QE JU KONKURRON BIRRA PEJA, PASI JANE SIPERMARRJE SERIOZE, E JU JENI DISA MASHTRUESA ORDINER.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *