Mitizimi i pandëshkueshmërisë

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Tek Miti i Sizifit të Kamysë dënimi jepej nëpërmjet vuajtjes që nuk kishte mbarim. Po ne shqiptarët për çfarë të keqe jemi të dënuar? Mos kishim faj kur qeveria furnizonte me karburant makinën serbe të luftës? Apo kur kjo qeveri e ky Sali shitën detin? Duke mos dënuar një krim tërësisht në dritën e diellit, atij i japim flatra. Këtu fillon e keqja. Krimineli i afirmuar dhe që organet shtetërore nuk guxojnë të ndërhyjnë fillon e mistifikohet duke u kthyer në një simbol apo mit të forcës e të pathyeshmërisë. Ka shumë persona të ndershëm që e shohin me sy e dëgjojnë me veshë kryerjen apo përgatitjen e një krimi e nuk guxojnë të hapin gojë. Në fakt kanë të drejtë. Kur një shtet, qeveri a një gjykatë nuk guxon, çfarë na mbetet të bëjmë? Përpëlitjet për një reformë në drejtësi prej kaq kohësh është tregues që ky lloj miti është i dukshëm. Mund të thotë dikush që një ditë do t’i vijë fundi si Al Kapones apo Eskobarit, por deri atëherë ai dëmton rëndë një komb e sidomos moralin e tij. Unë e kuptoj që një çmitizim i së keqes i zënë rrënjë haptazi në një pjesë të lidershipit është mision tepër i vështirë, por gjithsesi jo i pamundur. Përmbysjet janë të mundimshme. Ama pikërisht kjo na duhet. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *