Mazhoranca dhe opozita të ndarë për Vetingun, priten negociata

Dita

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre lidhur me Vetingun.

Shumica ka refuzuar në Komisionin e Posaçëm propozimin e Partisë Demokratike për shkrirjen e Këshillit të Emërimeve, në funksion të thjeshtimit të sistemit të drejtësisë.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha se diskutimi nen për nen i kapitullit për drejtësinë përfundoi dhe tashmë priten negociata për zgjidhje të përbashkët si në aspektin politik ashtu dhe në atë teknik.

Zgjidhja që ne propozojmë në kuadër të këtij diskutimi gjatë gjithë kësaj kohe, përfshirë dhe çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe ekspertët ndërkombëtrare është një zgjidhje e cila një pjesë të funksioneve ja transferon institucioneve ekzistuese të sistemit të drejtësisë, pra procesin e  Vetingut do ta bëjë një mekanizëm ndërkombëtar për sa i përket majave të sistemit, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas do të jenë këto që do të bëjnë të gjithë pjesën tjetër pasi janë pastruar dhe është siguruar integriteti dhe pastaj bëjmë të gjithë pjesën e Vetingut”, tha Bylykbashi.

Sakaq kreu i Komisionit, Fatmir Xhafa, tha se edhe negociatat për çështjet politike duhet të zhvillohen në Komisionin e Posaçëm për reformën në drejtësi.

“Në besimin tim, nuk mund të ndodhin në një vend tjetër, do të duhet të ndodhin aty në komision. Natyrisht, ka një çështje që është mirëfilli diskutimi politik, siç është çështja e shumicave të cilësuara për formatimin e institucioneve. Përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë lexuar një promemorie politike të hartuar në zyrat e partisë së tyre. Natyrisht, ata janë përfaqësues të një partie politike siç jemi edhe ne. Unë mendoj se duhet të sillemi si ligjvënës në raport me përgjegjshmërinë e lartë që kërkon kjo detyrë; hartimin e një projekti kushtetues. Si me thënë duhet të sillemi edhe pak me mendjen tonë, e thënë kështu. Mbetet në çmimin e tyre që të kapin këtë pozicion që kanë kapur. Unë kam për ta një pyetje publike. Një projekt të cilin e kanë punuar ekspertë nga më të mirët vendas dhe ndërkombëtar, si thoni ju: gjithë këta kanë gabuar dhe ka të drejtë vetëm Partia Demokratike?Unë besoj se do të reflektojë Partia Demokratike mbi këtë kontribut të gjithë kësaj ekspertize euroatlantike. Shpresoj shumë që të reflektojnë“, tha Xhafaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *