Këshilli i Asocim-Stabilizimit diskuton për Shqipërinë. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, thotë se zgjedhjet e 23 qershorit kanë rëndësi kyçe për nisjen e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE. “Shqipëria duhet të plotësojë prioritetet. Raporti i OSBE-ODIHR-it do të na tregojë për zhvillimin e zgjedhjeve”, tha Fyle.
Fyle nuk i kurseu kritikat në adresë të klasës politike shqiptare, duke u shprehur se Kosova dhe Serbia lanë pas të kaluarën dhe arritën një marrëveshje, ndërsa në Tiranë një e tillë mes palëve nuk është arritur dot ende. Fyle tha se gjatë vizitës së fundit në Tiranë solli dy propozime për bashkëpunim mes palëve para dhe pas zgjedhjeve, për të bërë më të lehtë rrugën drejt integrimit europian. “Për të parën nuk pashë asnjë interes, – tha ai, – ndërsa për të dytën ende pres përgjigje”.
Ndërsa ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e drejtoi gishtin nga opozita, duke e akuzuar si përgjegjëse për bllokimin e ligjeve.
“Rekomandimi u kushtëzua me votimin e tre ligjeve, pjesa më e madhe e kushteve për statusin janë përmbushur, mëkat që bashkëpunimi qeveri-opozitë u ndërpre”, u shpreh ajo.
Bregu tha se qeveria mbetet e angazhuar për plotësimin e detyrimeve. “Do t’i përmbushim të gjitha detyrimet, përfshirë luftën kundër korrupsionit”, tha Bregu.

I nderuar zoti Fyle! Nje gje duhet te keni parasysh se dialog dhe zgjedhje te lira sa kohe te jete Sali Berisha ne politike nuk ka dhe nuk ka per te pasur asnjehere. Zoti dhente qe te thyej qafen kete radhe dhe te shpetoj njehere e mire ky vend nga njeriu me i mallkuar i historise.