Letër e nënshkruar
Beqar Skënderi, Tirane
Lexova me vëmendje dhe me kureshtje intervistën e njeriut dhe shqiptarit të madh, Moikom Zeqo. Ai ka një logjikë aq të fortë sa që nuk ke mundësi ta kundërshtosh. Argumentet që jep pasqyrojnë realitetin e politikës shqiptare dhe fatkeqësinë tonë si komb. Ai u referohet shumë filozofëve, ndërmjet tyre dhe FAIK KONICËS, filozofit të shquar shqiptar. Politikanët tanë djathtas e majtas nuk bëjnë politikë. Bëjnë sharje putanash të ndërsjellta. Më kujtohet një shprehje. Fjalët e një burri shteti nuk duhet te pajtohen me veprimet tij. Kjo ndodh në vendin tonë që quhet vendi i shqiponjave. Emër shumë i lartë që po përdhoset nga politika. Duke vlerësuar si një njeri thjeshtë. Moikomi më ngre në nivelin e tij. Falënderoj gazetën Dita dhe.. Moikom Zeqon, këtë shqiptar të madh.
