Katastrofa mjedisore në Vlorë; Koka: Ndëshkim përgjegjësve

Elton Tafaruci

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar lidhur me ndotjen në plazhin e Nartës, duke deklaruar se institucionet në vartësi të dikasterit të tij kanë marrë një sërë masash.

“Ministria e Mjedisit dhe institucionet në vartësi të saj, si ISHMP dhe AKM, kanë qenë dje në vendin e ndotur në zonën e Zvërnecit, që në momentin e identifikimit të ndotjes”, ka deklaruar Koka.

Ministri ka bërë me dije se, ISHMP ditën e djeshme ka marrë masën e pezullimit të plotë të aktivitetit të anijes që po vepronte në zonë, si dhe masën administrative me gjobë ndaj saj.

“Ndërkohë vazhdon inspektimi dhe ushtrimi i kontrollit në vendngjarje dhe përgjegjësit do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon, deri në rehabilitimin e plotë të dëmit mjedisor të shkaktuar”, citohet Koka në njoftimin për shtyp.

Ministri ka kërkuar angazhim maksimal edhe nga strukturat të tjera për këtë emergjencë të ndotjes mjedisore.

 

Share This Article
1 Comment
  • Nuk eshte kaq e thjeshte sic deklaron Lefteraqi .
    Ju te gazetes Dita do beni mire te mblidhni informacjone te plota.Gjurmet e ujkut,te ketije skandali mjedisor ,ne prag te sezonit turistik, fshihen diku tjeter. Nuk eshte rastesi qe keto perseriten vite pas viti .Nje vite ne Durres vitin tjeter ne Vlore.
    Vetem me qene i cmendur kapiteni turk qe te kryej nje veprim te tille pa pasur parasysh pasojat.Germoni se nuk ka baze teknike por eshte e qellimshme .Nga kush ??????.
    Ngul kembe se ne deklaraten e pare thate qe nje carje tubi tani thoni se e ka derdhur anija turke .Keto nuk jane aspake serioze .Pres njoftime te tjera me te besueshme .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *