Gjeneral Shefqet Peçi u prit si hero në Algjeri

redaktor

Nga Nesip Kaçi*

 

Pasi lexova një cikël të gjatë shkrimesh të av. Idajet Beqirit, që u botuan në gazetën “DITA” për gjeneralin legjendar Shefqet Peçi, vendosa të tregoj edhe unë një episod që lidhet me këtë figurë të shquar të luftës sonë çlirimtare. Të gjitha ato që tregohen për këtë hero, si për trimërinë gjatë luftës ashtu dhe për qëndresën e tij deri në fund të jetës, janë të vërteta, ndaj dhe fjalët e mira për të janë plotësisht të merituara.

Ndër kujtimet e mia më interesante gjatë viteve 1980-86, kur shërbeja si ambasador i Shqipërisë në Republikën e Algjerisë, ishte vizita e një delegacioni të madh të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar me në krye Shefqet Peçin, në atë kohë Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve. Ishte viti 1985. Algjerianët tregonin një miqësi dhe simpati të qartë për Shqipërinë.

Në aeroportin ndërkombëtar “Huari Bumedien” të Algjerit, kishte dalë për ta pritur ministri i Muxhahidinëve (veteranëve apo luftëtarëve), Xhelul Bakhti Nemish. Ai e njihte shumë mirë historinë tonë të luftës për çlirim, i dinte me emra komandantët dhe gjeneralët e luftës sonë dhe për Shefqet kishte një respekt të veçantë.

Delegacionin, pasi doli nga avioni, e çuan në sallonin e pritjes për një kafe. Pikërisht në këtë moment ndodhi një incident i vogël, por që kaloi pa asnjë shqetësim. Ndërkohë po sillnin bagazhet, oficeri i kontrollit të aeroportit iu afrua ministrit të Muxhahidinëve, që unë e kisha në krah, i thotë:

– Roja personale e kryetarit të delegacionit është i armatosur me pistoletë me fishekë zjarri, si të veprojmë?

Ministri i Muxhahidinëve, duke u drejtuar nga Shefqet Peçi, i tha oficerit të kontrollit:

“Trimit nuk i hiqet arma!”

Pas kësaj ndodhie, u nisëm për Algjer me eskortë. Nder të madh i bënë delegacionit të Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar në Algjeri. Pasi i vendosën në hotel, ku pushuan nja dy orë, i morën me makina dhe i çuan në vendin ku u shtrua darka zyrtare.

Sipas traditës dhe zakonit të vendit, si aperitiv në fillim iu dhanë nga një gotë me lëng kockash qengji. Shefqet Peçi e mori gotën, e takoi me ministrin e Muxhahidinëve dhe me personalitete të tjetra vendase që kishin ardhur për të nderuar miqtë dhe piu një gllënkë. Unë që e kisha pranë vura re që nuk i pëlqeu shumë, ai m’u afrua dhe më pyeti:

– Shoku ambasador, çfarë është kjo që po pimë?

I thashë: – Është lëng prej kockave të qengjit.

– U bëra kaq,- tha ai,- por këtë nuk e kam pirë asgjëkundi. Çdo vend,- më tha, ka zakonet e veta. Kamarierët nxorrën pije të tjera aperitivi dhe pas gjysmë ore u hap perdja me një zhurmë karakteristike. Para nesh u shfaqën gjashtë desh të pjekur në hell.

Shefqeti u habit kur pa aq shumë mishra të pjekur dhe duke tundur dorën e djathtë tha:

– Eh, po kush do t’ju hajë moj të shkreta!

Këtë e tha ngaqë ishte në moshë të thyer dhe ishte shumë i rezervuar në të ngrënë.

Pastaj ministri i Muxhahidinëve i ftoi miqtë shqiptarë në sallën e bukës, ku me një fjalim i falënderoi për vizitën miqësore dhe ngriti gotën për kujtimin e dëshmorëve të Shqipërisë dhe Algjerisë rënë në luftën për liri.

Të nesërmen delegacioni shqiptar u nis për vizita në qytete të ndryshme të vendit.

Meqenëse Algjeria si territor është shumë i madh, dy milion e gjysmë kilometër katror, ose pesë herë më e madhe se Franca, Shefqet Peçi qëndroi me mua në Algjer bashkë me rojën e tij. Për moshën që kishte nuk i përballonte dot rrugët e gjata, ndërsa pjesa tjetër e delegacionit, me në krye Sul Bahollin, ikën për vizita dhe u kthyen në Algjer pas pesë ditësh.

Unë punoja në zyrë deri në orën 11, pastaj shkoja dhe pasi hanim drekën së bashku, e shëtisja në kryeqytet. I pëlqeu shumë piramida e Kleopatrës, që ndodhet rreth 30 kilometra nga Algjeri.

Në një rast për drekë na mori ministri i Muxhahidinëve, Nemish dhe na çoi buzë detit në një restorant tipik turistik, ku qëndruam deri në orën 4.

Gjatë drekës midis shumë bisedave të lira ministri i Muxhahidinëve i tha Shefqet Peçit se për vizitën tuaj më porositi dhe presidenti Shadli Benxhedid që të ndjeheni si në shtëpinë tuaj. Më tej ministri vazhdoi të tregoi për luftën heroike të popullit të tij dhe për ndihmën vëllazërore që kishte dhënë Shqipëria.

– Gjatë luftës tonë çlirimtare tetë vjeçare (1954-1962) kemi vuajtur shumë,- tha ministri algjerian dhe pavarësinë e paguam me gjakun e një milion e gjysmë dëshmorëve. Por ne nuk e harrojmë ndihmën dhe mbështetjen e Shqipërisë, jo vetëm ën OKB dhe në të gjitha instancat ndërkombëtare, ku përfaqësuesit e Shqipërisë mbështesnin dhe mbronin luftën tonë çlirimtare kundër kolonizatorëve francezë, por na keni ndihmuar edhe me armë e municione. Anijet tuaja kanë çarë Mesdheun, që kontrollohej imtësisht nga Franca dhe na kanë sjellë furnizime me armë në portet tuniziane. Nëpërmjet Tunizisë, e cila kishte pak vite që kishte fituar pavarësinë, ne i kemi marrë këto armë. Ne këtë nuk e harrojmë këtë ndihmë që na dha Shqipëria në një kohë shumë të vështirë për popullin algjerian. Furnizimi me armë në atë kohë nuk ishte i lehtë, se shtetet evropiane mbanin anën e Francës, bile edhe Nikita Hrushovi, që nuk i takonte ta bënte atë, mbajti krahun e Francës.

– Po kështu kam kënaqësinë të vë në dukje,- tha ministri i Muxhahidinëve se Shqipëria gjatë luftës tonë për liri e pavarësi, ka përgatitur dhe diplomuar në Universitetin e Tiranës studentë algjerianë me bursë shqiptare, të cilët sot punojnë e drejtojnë në fushën e bujqësisë, mjekësisë e të tjera. Njëri prej tyre Amirush Lahsen, drejton sot Institutin e Prodhimit të Perimeve të Algjerisë. Ne e vlerësojmë lartë këtë si një vazhdimësi miqësore dhe po marrim sot në universitetet tona studentë nga Shqipëria për studime të plota me bursë algjeriane.

Nga ana e tij, Shefqet Peçi i tha se ne kemi bërë një detyrë vëllazërore. Ne me ato armë kemi luftuar dhe çliruar Shqipërinë nga fashistët dhe ia kemi marrë armikut. Ne pas Luftës së Dytë Botërore e pajisëm ushtrinë tonë me armatime të reja, ndërsa arsenalin e armëve të luftës tonë nacionalçlirimtare ua dërguam juve dhe popujve të tjerë në Afrikë që luftonin për liri dhe pavarësi kundër sistemit kolonial.

*Ish-ambasador i Shqipërisë në Algjeri

 

Share This Article
7 Comments
  • Ju plehera akoma ekzistoni .Fare me e qelbur se ju kanibale s ka pare bota. Ju shkerdheni femijet tuaj o qelbesira.

  • Ajo që kuptova unë nga ky shkrim, është nderi që ì kanë bërë ndihmës së dhënë nga qeveria shqiptare në luftën e tyre për pavarsia. Njëlloj kishin për të pritur këdo që do të ishte dërguar si përfaqësues ishte popullit shqiptar. Peçin duhet ta kenë dërguar thjesht se nuk mund të bënte ndonjë gafë.
    Megjithëse në fund si ka ndenjur goja pa e prishur. Ju ndihmuam me pushkët e marra nga gjermani. Thjesht në vendin që ti shkrinim jua dhamë juve.

    • që bëri luftën dhe e meritonte atë emër,nuk presim që të na i vërtetosh ti!!por mbështes ganiun për këtë rast!
      algjerianët e kanë thënë shumë mirë,shprehur shumë mirë rrespektin!!
      RESPEKTI KA QËNË PËR NDIHMËN E DHËNË NGA SHTETI SHQIPTAR dhe jo për sefqetin!!
      kushdo që të ishte!?
      do të ishte respektuar njëlloj!!

  • Tre komentuesit sidomos “Hajdari” qe eshte etiketuar vete si HJDAR, hallall ja bofte zoti, qenkon tipa b** q** dhe rrace e qelbur, megjithese komunistet jane munduar t’ua permiresojne rracen me hypje tek femrat e fisit, duhen shume breza per te pare ndryshimin.

  • Kryepleher je ti me emrin Haj-dardhen,ti qe nuk njeh as bote e as shtepi,por vetem te shase me liber shtepie.Si ty gjen me bollek ne 00 burra,00 gra…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *