“Shqipëria rrezikon të kthehet në një Siçili, nëse nuk miratohet reforma”

Dita

Për Pandeli Majkon, ligji i dekriminalizimit më shumë sesa efektiv ka mbetur në suazën e moralit.

Në një intervistë për Report TV, Majko i referohet faktit se asnjë prej zyrtarëve të cilët iu publikuan emrat për të kaluar me precedentë penalë, nuk rrezikon mandatin.

Nuk më sugjestionon asnjë lloj letre që tregon se dikush është hetuar, bile edhe nëse doni ta dini nëse është hetuar.

Mua më shqetëson fakti se gjykatat dhe prokuroritë tona nuk janë në gjendje që të dënojnë.

Kam përshtypjen se ligji i dekriminalizimi ka mbetur në suazën e tij të një ligji moralizues. Megjithatë fjala e fundit i takon kohës dhe jo ne”, tha ai.

Tashmë kur reforma në drejtësi ka hyrë në fazën e negociatave politike për çëshjtet pikante, maxhoranca është në pritje të reflektimit të opozitës.

Ne jemi në prag të një dështimi të madh, ose suksesi të madh.

Nëse Shqipëria nuk miraton reformën në drejtësi, rrezikojmë ët kthehemi në një shoqëri gjysësm siçiliane.

Kjo duhet thënë kështu sic është për të kuptuar rrezikun dhe deshtimin që na kanoset.

Dështimi nuk mbetet një dështim politik, por për të gjithë shoqërinë tonë”,tha ai

Kryetari i delegacionit shqiptar në NATO, e quan të një rëndësie të lartë poltike, zhvillimin në Tiranë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s këtë fund muaji, ku do të marrin pjesë më shumë se 700 ndërkombëtarë.

Aleanca sipas tij ka dijeni dhe për debatin e përgjimeve që prej ditësh shqetëson politikën shqiptare.

Nuk besoj se ndërkombëtarët do të ndihen të surprizuar nëse dëgjojnë se ka një debat të tillë.

NATO është në dijeni të gjithçkaje që ndodh në Shqipëri, jo në sensin e pezhorativ, por në sensin e informacioneve që Shqipëria është e detyruar të ndajë.

Shqipëria duke qenë në NATO është pjesë e kësaj strukture që mbulon Shqipërinë nga të gjitha pikëpamjet dhe një nga këto është edhe siguria e brendshme” tha Majko.

Share This Article
4 Comments
  • Laje gojen o Pandeli kur flet e ben krahasim me Sicilin !!!Shqiperia dhe politikanet e saj ja kan kaluar Sicilis dhe jan kampionet jo me ne Ballkan por edhe ne Evrop !Bandit qe udheheqin nje komb e komb ku ska drejtesi nuk besoj se gjindet i dyt !!

  • Ky “Gjinoja” kujtohet nganjehere dhe thote ndonje gje per tu dukur interesant. Harron Pandeli Majko, se nje nder kontribueist e kesaj palaçodrejtesie,( qe kerkon ta barazoje ne menyre donkishoteske me nje rajon ku shteti i se drejtes i bene leksion ketij dhe kujtdo ketu ne albananarshi,) eshte edhe vete ky me riciklimin dhe rehabilitimin individual qe i beri kreut te krimit shqiptar ne keto 25 vjet, Sali Bedhishes pas grushtit te shtetit te 14 Shtatorit 1998. Ky eshte pergjegjes se ka shperdoruar detyren e kryeminstrit duke kryer “drejtesi” voluntariste” dhe duke i hapur ruge padrejtesise.

  • Ky gerxho i gjore eshte thinjur kot,te pakten nuk di se ku jeton.por privilegjet e deputet i ka cfrytezuar ama,qe kur nuk kish nje thinje:
    Ndragheta,mafia katundare siciliane,qe eshte me e egra ne gadishullin apenin,nuk ka te krahasuar me mafien vidolase,qe ka sunduar dhe vazhdon te sundoje nepermjet institucioneve shteterore dhe te gjyqesorit,ne kete pjese te humbur te Anadollit..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *