Çfarë dihet për historinë e Dibrës?

redaktor

I nderuar lexues!

Dibra për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut (shek.II e.s.) me emrin Deburus. Më 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek.XIX, Dibra me afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të tregut të brendshëm shqiptar. Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftërat shqiptaro-osmane nën udhëheqjen e Skënderbeut. Qyteti dhe rrethet e tij luajtën një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare të udhëhequr nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Këtu u mbajt edhe Kuvendi i Dibrës (1878) që miratoi programin e Lidhjes. Me nismën e H. Vokrit më 1900 u hap shkolla e parë shqipe. Popullsia e Dibrës u bëri qëndresë të fortë trupave pushtuese serbe më 1912 dhe kundërshtoi aneksimin e kësaj krahine nga Mbretëria serbe. Në shtator 1913 u bë qendra kryesore e kryengritjes antiserbe, që u përhap nga Gjakova deri në Ohër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *