Berisha të rinjve: Nuk kam pasur aleat më të fortë se libri

anazapta

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me mësues dhe nxënës në shkollën “Ibrahim Hasmema” në Petrelë. Gjatë takimit me gjimnazistët, Berisha tha se programi i tij ka në qendër “të rinjtë dhe te rejat, shkollimin, punësimin, një jetë cilësore dhe të ardhme evropiane”. Duke u ndalur te Dita Botërore e Librit, 24 prill, Berisha iu rikthye fëmijërisë, duke këshilluar të rinjtë të lexojnë sa më shumë autorët shqiptarë.

“Ju këshilloj të bëni çdo gjë për të pasur raportin më të ngushtë me librin. Kur vështroj pas, fëmijëria ime ka qenë më e ndryshme, por i them vetes kam pasur fat të madh që kam pasur pasion librin. Dhe ku vështroj pas, arrij në përfundimin se nuk kam pasur aleat më të fuqishëm se libri. Në periudhën time nuk ishte e thjeshtë të gjejë libra të mirë, sot e tërë letërsia e botës gjendet në librari dhe bibliotekat e vendit. Kam qenë student dhe ishte vështirë të merrnin një libër se merreshin vetëm me autorizime se ishin të ndaluara. Asgjë nuk i shërben njeriut me shumë se libri. Një këshillë miqësore: Duhet të lexoni sa më shumë letërsi shqiptare. Unë ua them këtë sepse nëse ka një fushë ku ne duhet të jemi krenarë, kjo është letërsia. Sot kemi shkrimtarë dhe poetë të rangut botëror. Unë nuk jam kritik letrar, por ju siguroj se Kadareja sot është njëri prej më të mëdhenjve, ndoshta dhe më i madhi. Ai ngrihet në të gjithë lartësitë, por nuk është vetëm ai, por janë dhe shumë të tjerë”, tha Berisha.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *