Nga Fate Velaj
Nga fëmijëria ime, më kujtohet se një nga filmat që televizori më shumë transmetonte, ishte ai me titull “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” sipas romanit me të njëjtin titull të Archibald J. Cronin botuar për herë të parë në vitin 1935 e që prestigjozia New York Times, e ka klasifikuar si një nga filmat më të bukur të historisë së kinemasë.
Mesa mbaj mend, sepse romanin nuk e kam lexuar, filmi, ngjarjet e të cilit zhvillohen në një minierë në Cumberland, në Anglinë e viteve të Luftës së Parë Botërore ku, Archibald Cronin, autori trajtonte gjendjen e vështirë të minatorëve të cilat u shoqëruan me konflikte të ashpra klasore si dhe përpjekjet e tyre për ndryshime të kushteve duke menduar se mund të realizoheshin me anën e zëvendësimit të kapitalistëve “të këqinj” me kapitalistë “të mirë” e ku një minator, i sëmurë me tuberkuloz, organizoi një grevë.
Personazhi kryesor ishte David, i cili qysh në moshën 14 vjeçare bashkë me të atin dhe vëllezërit e tij punonte në minierë. Greva vazhdoi tre muaj, por më në fund, ata, minatorët u detyruan t’i shtroheshin vullnetit të pronarit të minierës.
Me kalimin e kohës, David studion dhe bëhet mësues. Ai e këshillon pronarin e minierës të marrë masa për mbrojtjen e minatorëve nga rreziqet në minierë, mirëpo pronari vazhdon ta shfrytëzojë minierën vetëm me qëllim fitimi dhe nuk merakoset për jetën e minatorëve.
Përpara pak kohësh, bëra një vizitë në minierën e bitumit në Selenicë. Ishte hera e parë që hyja atje. Kisha dëgjuar qysh i vogël shumë histori mbi atë minierë dhe mbi të gjitha, kur flitej se me “Serën” (bitumin) e Selenicës, ishin shtruar rrugët e Parisit.
Atje, takova disa minatorë me pamjet e me fytyra si mavria e katranit që nxirrnin nga nëntoka e nga tymi e avulli i veremosur, sterrë që ai lëshonte, më dukeshin si personazhet e filmit bazuar nga romani me të njëjtin titull të vitit 1935 të britanikut Archibald J. Cronin e që trajtonte ngjarje të viteve 1915 në Angli gjatë Luftës së Parë Botërore.
Nxora aparatin nga xhepi dhe fillova të fotografoja, me sytë që filluan të më pickonin nga avulli i helmatisur prej veremit që dilte nga bitumi, dhe me dorën tjetër, fshija lotët që më krijoheshin prej tyre e që filluan të skuqeshin.
Pyeta njërin prej tyre se kush ishte pronar i minierës dhe u çudita kur dëgjova se ishte një francez, i cili ishte mësuar të kalonte tërë jetës rrugëve pa gropa të qyteteve franceze, ndoshta dhe Parisit vetë, shtruar me bitumin e Selenicës së pashtruar me bitumin e saj dhe vetë minierës me minatorët e saj, si në vitin 1915, lënë nga pronari i saj plotë gropa e pellgje pa shijuar mbi të, bitumin e saj.
Selenicë, 25.05 2016













Sa shpejt ia paska dhene pergjigjen Patrikut bytheci i Edvin Rames.
Patriku eshte kriminel vrases i 9 minatoreve ne 2004!
Me gjykatat franceze do ishte ne burg, per vrasje per evzion fiskal dhe mashtrim ne mase.
Vive l’abanistan per kete pis pisash pizeveng…
Po mirë mo Fate,as na thua ky artikulli juaj në cilin zë futet,në mish,peshk,apo të brëndshme?!Po ta kishte shkruar këshilltari i një kryeministri që qeveris një vënd kolonial,atëhere po,do të të kuptoja,po ju s’po qeverisni një vënd kolonial,apo jo?Vetëm nostalgji të shkaktuan këto pamje e kjo gjëndje?Po turp e përgjegjësi si këshilltar i kryeministrit që qeveris edhe atë zonë,nuk ndjen?Lum si kryeministri që të ka e lum si ne që ju kemi të dyve!
Vetëm në Shqipëri ndodhi një shkatërrim i tillë .Dhe nuk dua të kujtoj i nderuar….z.Fate..Berishen ,këtë kuçedër primitive që për çudi flet ca fjalë të huaja.Rasti është unik , i papërsëritëshëm, sepse edhe fashizmi, edhe komunizmi , pa folur për demokracinë reale, nuk të lejonin e nuk të lejonë një shfrytëzim kafshëror, i ngjashëm vetë me vënde si Burundi, Ruanda! Sierra Leone…….Prandaj këto foto mos i posto për ne por vërja mbi tavolinë anarkoantikomunistit Rama…sepse ai mburret nëpër televizione se ne nuk kemi sindikatë , por kemi bunkart, shtëpi me gjethe …E di që nuk do të pëlqej ky koment , por si gjysëm patriot, gjyshen e kam patur nga je ti me origjinë…qëndro i ftohtë dhe të këshilloj të lexosh Havelin, Picetty, Sanders, Korby….nuk besoj se janë enveristë
Pse o Shahist, une nuk shikoj se ka bere keq qe ka shkruar dhe pasqyruar kete realitet te 2016-s. Po te kishe ndonje te afert te familjes tende nuk besoj se do te beje ate koment.
Nuk ka rendesi se nga e merr shtysen.
Pse duhet vene ngjyre partie edhe nje shkrimi dhe kur ai paraqet nje realitet te zymte.
Pershendetje Shaist, shpresoj qe ne komentet e tjera te jesh me njerezor.
Pershendetje Albano! Ti thua nuk ka rendesi nga e merr shtysen. Ne pergjithesi mund te jete edhe ashtu, psh nqs keto foto do t’i kishe publikuar ti, o cdokush tjeter i palidhur me Edvin Kristaq Ramen, do te isha plotesisht dakord me ty. Por ky Fate Veliaj nuk eshte dosido, eshte tamam keshilltar i Krieministrit tone pallosh i nderuar. Nuk besoj se te duket rastesi qe tamam ca dite pas debatit te sipermarresit te minieres me Edvinin, ketij Fates po na i qan shpirti per minatoret e gjore. Komenti im pra nuk ka te beje fare me te qenit me shume a me pak njerezor. Kjo bote keshtu eshte ndare dhe vuajtjet e minatoreve te Selenices nuk do te pakesohen se ky Fate Trimi na e shkrepi Kodakun e vet atje dhe gjoja iu mbushen syte me lot. Nejse, secili e sheh boten me syte e veta. Pac fat e mos te cofte jeta te punosh ne miniere, ose te behesh keshilltar kryemnistri, sepse ne te dy rastet do ta kesh by.then e shitur.
Çfare nuk duket rastesi o shahist, eshte se para dy ditesh nje anije turke qe duhet te ishte ngarkuar me nafte ne Peteoliferen e nanos dhe saliut, shkarkoi çuditërisht ne det, bitumin e patrikut??? I bie pak si evazion apo jo? Ndryshe bitumi dilte e rregjistrohej nga porti zyrtar…
Pikerisht në kete kohe, ky martir patriku, ngrihet dhe ankohet per nje problem qe ja paskan zgjidhur qe në korrik 2015 per me teper!
Vjen era diversion evazion dhe pisllek, nga nje tip te cilin prokuroria dhe gjykatat e dy shkalleve ne 2004 e provuan si fajtor per vrasje me paramendim te nente minatoreve 30-50 vjec qe paguheshin 100 mij leke te vjetra në muaj per te punuar në kushte çnjerezore!
http://shqiptarja.com/m/aktualitet/ndotet-plazhi-i-zvernecitnis-puna-p-r-pastrimin-e-sip-rfaqes-nga-nafta-357735.html
http://www.evropaelire.org/a/1014989.html
Nuk e di perse juve u eshte mbushur mendja qe une na qenkam ne krahun e ketij Patrikut, per te cilin nuk me prishet gjiza. Une more zoteri e kam me Fate Velajn qe duke qene keshilltar i kryeministrit dhe duke bere kete qe ben i bie gjere e gjate te jete ne rolin e bythecit (kjo nuk eshte fyerje, kush nuk e kupton c’domethene le te pyese andej ketej e te sqarohet per kjuptimin). Dhe nje pyetje te fundit, perse livadhis Patriku si i do qejfi, e perse Qeveria Shqiptare me gjith keto alamete qe paska bere ky Patriku nuk merr masa te forta, po shkon e na e perkedhel me nje keshilltar te kthyer ne fotograf?
Pershendetje Shahist! Sinqerisht une nuk e lexoj si e lexoni Ju. Mua nuk me interesojne as Edvinat as Salat. Te gjithe ata qe kane qene ne drejtim te vendit, te pakten deri me sot, kane menduar me shume per veten e tyre se per popullin. Kete e dine te gjithe shqiptaret dhe besoj se biem dakort. Prandaj une nuk bej dallim. si per njerin krah politik ashtu dhe per tjetrin.
Te flasim per nje zgjidhje te problemit ne fjale: Sikur institucionet perkatese do te bejne nje kontroll per…e tjere e tjere, ai bisnesmen do te dale me shume te meta. Atehere ai bisnes do te mbyllet. E me pas do filloj opozita qe te thote se po ikin investimet e tjere, e tjere. Jeme mesuar me keto. Pra e njejta loje perseritet si nga nje krah ashtu dje nga tjetri.
Si behet zgjidhja? Une mendoj se duhet te ngrihen te gjithe banoret e zones perreth dhe te kerkojne nje trajtim me dinjitoz te punetoreve dhe kushte me te mira. Ky eshte nje mendim modest por mund te kete dhe te tjere.
Tani nje verejtje shoqerore: Komenti yt do te bente me shume efekt pa perdorur fjale fyese.
Pershendetje Shahist.
Me fal Albano, po ku e shihni ju qe une bekam dallime per krahet politike. Perkundrazi une kritikoj menyren shkerdhatore sesi qeveria aktuale “lufton” kunder nje te ashtuquajturi biznesmen qe vetem rrjep e s’pyet per gje tjeter. Te thuash kete nuk domethene aspak se po me zenka meraku per Salen. Per mua Sala eshte si ai baloja i moshuar qe i kane rene dhembet me kohe dhe i ka mbetur vetem te lefi edhe per ca kohe. dhe pa dashur as vete u jep ne dore qeveritareve te sotem mundesine te trembin kalamajte me gogolin Sali. Fate Velaj duhet te vepronte ne menyra te tjera nqs do me te vertete ta zgjidhe problemin e Selenices, por meqe ka qelluar pak si “artist” i duket se me keto fotot i ka kryer nje sherbim te madh kombit. Nejse, falemnderit per keshillen po nuk me duket se kam perdorur fjale fyese ne komentet e mia. Sa per Edvinin, t’i thuash pallosh nuk eshte fyerje, thjesht eshte e verteta, dhe te siguroj qe duke thene kete vertetoj qe nuk bej dallime midis kraheve. Shendet!
Po Patriku tha se kishte hequr 80 punetor nga taksat e larta. Apo kane vdekur gjate punes ne kete miniere dhe ky si ka deklaruar? Po mire o Patrik po pak meshire nuk ke per keta njerez qe te dhimbsen kur i sheh ne foto jo me live.
Rrofsh Fate qe i solle ne vemendjen e te gjitheve.
me fakte jo vetem qe shfrytezon popullin po francez bytha do te jap leksione se si te na i fuse me shume .sigurisht me ndihmen e ca by…lepiresave ketu .
Me kete koment zotrote del si by…lepires i Edvin Kristaq Rames. Apo meqe eshte by.the kryeministri ka shije me te mire.
Turpi eshte i shtetit dhe qeverise shqiptare, jo i pronarit francez. Gjeti shesh dhe beri pershesh.
Rri si mut nashti.
po mir mor zoti fate dikur minatoret shfrytezoheshin nga regjimi komunist dhe dilnin ne pension me shpejt se te tjeret po tani gjith keto pasuri kombetare ua dhat te huajve tani keta po jetojn me mire e kan hequr skllaverin komuniste por ran ne zgjedhen me te eger te privatit dhe ne pension nuk dalin sepse vdesin shpejt
Patriku eshte kriminel vrases i 9 minatoreve ne 2004!
Me gjykatat franceze do ishte ne burg, per vrasje per evzion fiskal dhe mashtrim ne mase.
Vive l’abanistan per kete pis pisash pizeveng…
Per ato qe ankohen per francezin Patrick qe guxoi te kritikonte Ramen. Sa shpejt harruat thirrjet e Rames neper Europe ku ftonte te huajt qe te vinin per te hapur biznese sepse ne Shqiperi nuk ka sindakata pra mund te shfrytezojne njerezit sa edhe si ia ka enda. Nese shteti nuk ve rregulla te rrepta dhe lejon kete katrahure fajin nuk e ka investitori por shteti. Po pse si kujtoni se punojne naftetaret dhe Albeptroli me ne krye Kocon qe vjedhin milionat e eurove te prodhuara nga djersa dhe sakrificat e atyre njerezve. Nje pjese e ketyre fitimeve shkojne edhe ne xhepat e Kryeministrit se jo me kot ia besoi Kocos Albpetrolin. Fate Velaj ne kete rast eshte ne rolin e Braces apo te Balles ne version extra-parlamentar.
Mos harroni edhe “gazrat e embel” te Gjiknurit si qyfyri i radhes ndaj ankesave te njerezve.
Kur isha i vogel domethen fatos pa u ber akoma pioner dhe me von burre selenica kishte nje muze ne nje cop minerali ishte shkruar u mbushen mushkat me sere dhe u nisen per ne skele . Dua te them se historikisht eshte vjedhur minerali nga ky vend unik.
Ku ishe para nje muaji ti Fate? Apo tani qe debatoi Rama me ate Patrikun u perkeqesua gjendja ne Selenice?
Dhe se dyti, boll bere foto artistike, por vepro, merrni masa, mos na beni derr derr me artikuj gazetash. Kudo ne Shqiperi punetoret shfrytzohen si skllever. Ne Elbasan, vuan nje qytet i tere se qeveria juaj dhe ajo e meparshmja nuk kane vullnetin qe ti fusin kembet ne nje kepuce Kurumit. E shkretuat te mjeren Shqiperi, u zhveshet e rropet e zhvatet. Ofshamat e ketij populli rencin mbi ju, sojin dhe sorrollopin tuaj, o njerez te peshtire.
Fate Velaj,
njihemi bashk dhe dubet te ndjehesh keq, genjeshtar,
kur paske qene ne Selenicen time dhe nuk te kane thene se po behet viti qe aty nuk ka uje te pijshem….
Verifikoje dhe thuaja kryeministrit …me te papergjegjshem qe ka pare ai popull.
Patriku per te fituar ja ardbur.
Na fol per Edin.