Një 27 vjeçar u ekstradua nga Roma e Italisë, pasi rezulton i dënuar me mbi 3 vite burg në Tiranë.
Gerald Fishta, lindur në Peshkopi është dënuar me 3.6 vite burg nga Gjykata e Tiranës duke u shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
