Shqipëria do të prezantohet në Bienalen e Venecias në një mënyrë të pazakontë dhe inovative.
Kështu raporton BIRN.
Në vend që të prezantohet me arte vizuale, Shqipëria do të këndojë muzikë polifonike me katër grupe të ndryshme popullore nga Tirana, Himara, Fieri dhe Vlora.
Sipas gazetares Fatjona Mejdini, e veçanta është se tekstet e këngëve janë shkruar nga personalitete shqiptare dhe të huaj.
Organizatorët u kanë kërkuar disa muaj më parë dhjetë personaliteteve- poetë, shkrimtarë, arkitektë dhe artistë- të gjithë me eksperiencë në emigrim, që të shkruajnë tekste për emigrimin.
Mes atyre që ka shkruar tekst kënge është edhe ish-ministri i Financave në Greqi, Yanis Varoufakis.
Një prej kuratorëve të pavionit shqiptar, arkitekti amerikan Simon Battisti tha për BIRN se teksti i Varoufakis është shumë personal.
“Ai rrëfen në tekst historinë e tij të jetës jashtë shtëpisë, i ndarë prej të bijës, duke jetuar larg saj”.
Projekti shqiptar titullohet “Të kam lënë malin”.

Do ishte me mire qe projekti shqiptar , meqense ka lidhje me emigrimin te mernin dicka nga Lasgushi , se Lasgushi ka shprehje te bukura per Malln n qe ndjen nga emigrimi
Si psh :… Te rite e viteve te mij… Etj
Pas disa vitesh sternipi i varufakes ,do te thote !shikoni shqipetaret flisnin greqisht.hahaha.ai tekst do te regjistrohet ne akivat e bienales se venecise.Historia e Gjergj shpate madhit u shkrujte tre here nga knetaret e venecis, njera ne kundershtim me tjetren .
Fjale te bukur ke thene. 1,5 milion shqiptare te emigruar jashte vendit dhe keta vene e gjejne emigrante ” vipa” te huaj. Pika qe su bie.
Vipa jemi vete qe na nderojne me shume te huajt ne vendet ku jetojme e punojme se sa vendi meme qe sdi se ku na ka.
Po kshu eshte kur kuratori i panairit eshte italian.
Gjermani kur se sibilizon bashkeatdhetaret per ti ndihmuar emigrantet e regugjatet ju kujton se dhe Ainshtaini dhe Marlen Ditrich, kane qe e regugjate e emigrante. Po ata ishin gjermane te famshem
Ne spaskemi shqiptare te famshem?
Mbushur youtubi me kenge polifonike per kurbetin.
Kaq shume kenge labce per kurbetin qe te kepusin shpirtin nga trishtimi malli per prinderit qe kemi lene vetem
https://m.youtube.com/watch?v=FigX9Q8QujM
Pi McDonald Trump nuk shkroi ndonje kenge? Apo ai ka kenge me bjonde dhe gratacela.