Tragjike/ 45 vjeçari ishte me familjen kur u ekzekutua (Video)

Elton Tafaruci

Petrit Nikolli 45 vjeç, shqiptar që jetonte prej vitesh në Itali është ekzekutuar mbrëmë teksa dilte nga një restorant pasi kishte darkuar me familjen.

Mediat lokale italiane informojnë se në momentin e ngjarjes shqiptari po grindej me disa persona të tjerë me shumë gjasa shtetas shqiptarë.

Pasi e kanë  qëlluar për vdekje autorët e vrasjes janë larguar me shpejtësi, por brenda pak orësh nga vrasja, policia e qyterit të Riminit ka mundur të arrestojë 3 persona, të konsideruar autorët e krimit.

Hetimet paraprake informojnë se vrasja është kryer për motive familjare, një larje hesapesh e ngjashme me rregullat e Kanunit.

Shqiptar Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijve dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur  menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshortit të saj.

.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *