Vijon asgjësimi i kanabisit në fshatrat e Vlorës

Elton Tafaruci

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 11 parcela me rreth 1.676 rrënjë bimë narkotike të mbjella në 4 fshatra të Vlorës.

Bima narkotike e llojit “kanabis sativa” ishte e mbjellë nëpër sipërfaqe toke pa pronar, nëpër thellësitë e pyjeve, anës lumit Shushicë, si dhe nëpër përrenj të vegjël, pranë këtyre fshatrave:

Kropisht – Vlorë, 4 parcela=650 rrënjë.

Markat – Sarandë, 4 parcela=445 rrënjë.

Risili – Vlorë, 1 parcelë=296 rrënjë.

Shkozë – Vlorë, 2 parcela=285 rrënjë.

Lartësia e tyre varionte deri në 25 cm. Asgjësimi i bimëve narkotike u bë me anë të djegies, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *