Tre të rinj janë vënë në pranga për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Tiranë. Burime nga policia thanë se, gjatë operacionit të kloduar “Kompleksi”, janë arrestuar të rinjtë e mëposhtëm:
Orgest Osmani, 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Romario Çuko, 18 vjeç, banues në Tiranë.
Valter Sulenji, 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Sipas policisë, ditën e sotme tre të rinjtë janë kapur në flagrancë në momentin që po vidhnin dyqanin e shtetasit me inicialet R. P.
Nga hetimet e kryera dhe nga informacionet e marra është arritur të dokumentohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të disa vjedhjeve të tjera:
Më datë 23.05.2016, në rrugën “Thoma Koxhaj” janë vjedhur disa materiale në automjetin e shtetasit N. S.
Më datë 20.05.2016, në rrugën “Loni Ligori” është vjedhur banesa e shtetases V. H.
Më datë 17.05.2016, në rrugën “Ali Kelmendi” është vjedhur lokali i shtetasit R. Xh.
Më datë 16.05.2016, në Kombinat është marrë kasetofoni i automjetit të shtetasit O. M.
Më datë 15.05.2016, në rrugën “Tanush Frasheri” janë vjedhur disa vegla pune në automjetin e shtetasit E. Ll.
Më datë 28.04.2016, në rrugën “Kole Kçi” është marrë kasetofoni i automjetit të shtetasit R. S.
Më datë 13.05.2016, në Kombinat është marrë kasetofoni i automjetit të shtetasit B. B.
Më datë 30.04.2016, në rrugën “Haki Stërmilli është vjedhur dyqani i shtetasit S. Zh.
Më datë 19.04.2016, në rrugën “Mikel Maruli” janë vjedhur dy pasqyrat e automjetit në pronësi të të shtetasit J. T.
Më datë 13.04.2016, në rrugën “Teodor Keko” është tentuar të vidhet zyra me administrator shtetasin R. P.
Më datë 07.03.2016, në rrugën “Vasil Tramara” është vjedhur banesa e shtetasit D. D.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vepren penale “Vjedhje”.
