Dy gra shqiptare janë arrestuar në Itali, në Milano, sepse pas kontrollit nga ana e karabinierëve i janë gjetur në shtëpi rreth 34 kilogramë marijuanë, e paketuar në 23 pako.
Gratë janë arrestuar në flagrancë për akuzat të mbajtëse dhe shpërndarjes dhe substancave narkotike.
Agjentët pas një hetimi të gjatë dhe ndjekjesh të shumta, kanë arritur të zbulojnë apartamentin ku jetonin dy shqiptaret në zonën e quajtur “Greco” në Milano.

Droga ishte e fshehur me zotësi në një dollap të mbyllur me çelës.
Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe 2 peshore, disa telefona celularë dhe 6 gramë kokainë.
