Pjesa më e madhe e orave tregojnë kohën. Por ndonjë prej tyre mund të gjurmojë orbitën e planeteve.
Prodhuesi i orave të luksit Van Cleef & Arpels, krijoi një mekanizëm për të bërë pikërisht këtë. Ai është futur në një orë prej ari 18 karatësh.
Kompania realizoi ëndrrën, për të reduktuar shkallën e planeteve në dimensionet e një ore dore.
Çdo planet përfaqësohet nga një gur i çmuar me ngjyrë të ndryshme. Toka është turkeze, Mërkuri është serpentina, Marsi i kuq dhe Jupiteri blu. Trupat e tjerë qiellorë në orë përfshijnë rozën dhe të verdhën si dielli.
Por kjo orë nuk është vetëm për t’u parë. Planetet lëvizin në kohë më përshkrimin real. Një mekanizëm që vetkarikohet në mënyrë të pavarur përmban 396 pjesë të ndara që lëvizin çdo planet në miniaturë në kohë reale përreth orbitës së vet.
Kjo do të thotë që Saturnit do t’i nevojiten 29 vjet që të bëjë xhiron e orës, Jupiterit 12 vjet, Marsit 687 ditë, Mërkurit 88 ditë.
Ndërsa Neptuni dhe Urani nuk janë përfshirë pasi u duhen 165 dhe 84 vjet që të bëjnë xhiron perreth vetes, shumë herë më shumë se jetëgjatësia e njeriut.
Shumë e bukur dhe unike.
Vetëm se kjo orë shitet për… 225 mijë euro 🙂




