Barack Obama mbërriti në Hiroshima, në Japoni.
Vizita e tij është historike.
Është hera e parë që një president amerikan në detyrë shkon në qytetin mbi të cilin Shtetet e Bashkuara hodhën bombën bërthamore.
“Vizita ime është prova se edhe frakturat më të dhimbshme mund të rindreqen – tha ai – Tani synojmë një botë pa armë bërthamore”.
Më pas Obama vendosi një kurorë më lule në emër të tij te Memoriali i Paqes dhe u përkul përpara monumentit.
