A ka b… ku të rrijë

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Kjo që po i ndodh sot reformës së “mjerë” të drejtësisë më kujton një thënie (jo e shkruar) e ish-drejtorit amerikan të Polikumit kur studentëve që hanin aty ju pakësua në mënyrë drastike ushqimi normativ ditor. Askush nga nxënësit nuk mori guximin për të kundërshtuar. Shprehja që shqiptarët “qeverisen kollaj fare” sot është tepër aktuale. Ne jemi vërtetë të lehte për t’u kallanisur. Çohet Basha, e pa ju dridhur qerpiku gjen “zgjidhjen magjike”. Nuk ka fare rëndësi koha për votimin në përmirësim të këtij sistemi drejtësie skandaloz. I duken pak zotërisë 25 vitet e drejtësisë së “plepave”. Kërkon burri i botës kohë kur njerëzit mezi presin të përmirësohet ndonjë gjë për të lehtësuar kalvarin e mundimeve në dyert e “pa-drejtësisë”. A thua se është një UFO e nuk jeton mes bashkatdhetarëve të tij tokësorë. Nuk kuptoj se ç’biçim politikë është kjo. Bile nuk kuptoj as se ç’biçim populli jemi ne. Ama z. Fulz e gjeti para gati 100 vjetësh. Tani doli në skenë takimi i nivelit të lartë për ta kthyer sërish në komisione. Populli pret e pret derisa Lulit t’i mbushet mendja. A ka b…. ku të rrijë? Çohet “populli”, bile edhe vetë presidenti për lodrat e fëmijëve, bile shkulën dhe gardhet. Por kur vjen puna për reformën më të ndjeshme e më thelbësore heshtin. Hesht Nishani e heshtim ne. Ç’trishtim! A thua kaq thellë të jenë zhytur në batakun e së keqes Saliu me Nokë sigurinë apo sigurimsin? Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *