Autobusi i djegur/ Rrëfimi i priftit: Thyem xhamat të tmerruar. Pasagjerja: Na mori në qafë shoferi

Elton Tafaruci

Një nga dëshmitë më konkrete të asaj që ka ndodhur sot në Krujë, ku një autobus mori flakë duke shkaktuar 12 të plagosur dhe një të vdekur, është ajo e priftit Konstandin nga Kisha e Shën Theodhorit në Vlorë.

Ai ka treguar se në autobus kishte 31 pasagjerë dhe ishin nisur nga Vlora. “Ishim nisur nga Vlora dhe do të shkonim në Shkodër. Do të bënin një ndalesë në Krujë. Kishin kontraktuar një agjensi ku morëm autobusin. Kur nisi të futej tym, shoferi ndaloi autobusin dhe hapi kroskotin, pastaj pamë flakët. Nisëm të dilnim me shpejtësi, na ndihmuan njerëz që thyen xhamat, disa dolën nga dritarja, disa nga dera dhe të tjerë mbetën brenda”, tha ai.

“Autobusi filloi të fuste tym brenda dhe në atë moment janë evakuuar të gjithë pasagjerët përveç gruas që mbeti e shkrumbuar brenda” vijoi me tej prifti.

Ndërsa një nga gratë e plagosura nga ka folur nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku është shtruar për të marrë mjekimin pas djegieve të shumta.

Sipas saj, flaka ka nisur nga motori.

“Na mori në qafë shoferi, flaka nisi tek motori para” është shprehur e lënduara Luçiana Mita e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve në QSUT.

 

Share This Article
6 Comments
  • PO PRIFTI ÇDESH NE KRRUJE APO NE EMER TE ‘HARMONISE FETARE’ KERKOI TE SHKOI PER ‘LESHIN’ E TE ‘KRISHTERES’ TOPALLI!?

  • E njof jet prift Kostandinin
    Mire qe ka shpetuar , po ky esht nga Lushnja , jo nga Vlora

  • Te gjithe autobuzet me mbi 10 pasagjere duhet te jene detyrimisht me dy dyer dhe me dritare 50 % te hapshme

  • Ju mori me qafe mendja juaj prej idjoti , qe vetem per te udhetuar qyl si “turiste” , i futeni nje feje tjeter , si besimtare te devoteshme !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *